Tre fëmijë të braktisur nga prindërit tyre brenda një muaji

Sociale

Tre fëmijë të braktisur nga prindërit tyre brenda një muaji

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 12:27
Ilustrim

Vetëm gjatë muajit prill në Kosovë janë braktisur tre fëmijë.

Prindërit e fëmijëve kanë qenë nga regjione të ndryshme të vendit.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave (ASK) ku raportohen braktisjet e fëmijëve në baza mujore thuhet se të tre fëmijët e braktisur janë të gjinisë femërore.

Numri i fëmijëve te braktisur sipas komunave, një është nga Komuna e Ferizajt, një nga Malisheva dhe një nga Juniku.

Sipas të dhënave gjatë periudhës janar-prill janë braktisur dhjetë fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat