Bie mbi 16 përqind numri i përfituesve nga skemat sociale

Sociale

Bie mbi 16 përqind numri i përfituesve nga skemat sociale

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 10:57
Foto ilustrim

Në muajin maj të këtij viti nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 21,312 familje me gjithsej 84,249 anëtarë.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës nga viti i kaluar ka rënie të numri të familjeve pëfituese me 4,170 apo 16.3 përqind.

Vitin e kaluar nurmi i familjeve përfituese ka qenë 25,482 me gjithsej 100 608 anëtarë.

Përveç rënies të familjeve përfituese, edhe numri i anëtarëve ka regjistruar rënie prej 16.2 përqind.

“Numri i përfituesve nga skema e pensioneve bazike të moshës ishte 145,140, ku  krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak  që ishte 149,794 përfitues, vërehet një rënie prej 4,654 apo shprehur në përqindje 3,1%”, thuhet në raportin e ASK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat