Statistikat për Kosovën
Numri i çifteve që vendosin të ndërpresin marrëdhënien martesore ka pësuar rënie gjatë vit të kaluar në Kosovë.
Në vitin 2022, janë regjistruar 2 mijë e 88 shkurorëzime. Numri më i madh i divorceve është në Prizren me 209 raste ose 10,0%. Në Gjakovë janë regjistruar 172 raste ose 8,2% dhe në Ferizaj 145 raste ose 6,9%.
Shumica e çifteve janë divorcuar pas 5-9 viteve martesë. Ndërsa 14.5 për qind e tyre janë ndarë pas 10-14 viteve martesë.
Në raportin për Statistikat e Shkurorëzimeve për vitin 2022 të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës thuhet se shkurorëzimet e regjistruara brenda Kosovës janë më pak në vitin 2022, krahasuar me vitin 2021 që ishin 2 mijë e 160. Megjithatë kjo është një rënie e lehtë, me 72 shkurorëzime diferencë.
“Te shkurorëzimet sipas grup-moshave, te femrat dominonte mosha 25-29 vjeçare me 452 shkurorëzime, ose 21,6%, kurse tek meshkujt dominonte mosha 30-34 vjeç me 431, ose 20,6%”, thuhet në raport.
Mosha mesatare e personave të shkurorëzuar të regjistruar gjatë vitit 2022 ishte 29 vjeç.
Statistika për Shqipërinë
Po të vëzhgojmë shifrat, në vitin e fundit të raportimit 2021, kemi 15.8 divorce për 100 martesa. Me ulje të ndjeshme nga një vit më parë, kur shifrat tregonin 24.4 divorce për 100 martesa.
Avokatët ia atribuojnë uljen e divorceve disa arsyeve, ndër të cilat ulja e numrit të martesave ndër vite, mosfunksionimi i Gjykatave siç duhet prej numrit të ulët të gjyqtarëve që ka zvarritur paditë e divorceve (efektet e të cilave do të shihen në vitet pasuese). Gjithashtu, rastet që shkojnë për Ndërmjetësim dhe jo padi gjyqësore kryesisht nuk përfundojnë në divorc, pasi zgjidhen mosmarrëveshjet mes palëve.
POR po ti referohemi të dhënave të Eurostat, shqiptarët renditen ndër shtetet që kanë numrin më të lartë të martesa në Europë në raport me popullsisë, por një pjesë e konsiderueshme e tyre përfundojnë në divorc, duke na renditur sërish ndër të parat në Europë.
Të dhënat janë publikuar nga Eurostat në raportin: “Sa martesa dhe divorce kanë ndodhur në vitin 2020?”. Në vitin 2020 kishte 6.16 martesa për një mijë banorë, pothuajse dyfishi i normës mesatare të Bashkimit Europian prej 3.2.