Leon Kastrati nga komuna e Prishtinës po vuan nga sëmundja Lupus. 10 vjeçarit i duhet ndihmë financiare për terapi tabletare, pasi trajtimin mjekësor duhet të marr jashtë vendit.
Familja e Leonit po kërkon ndihmë për blerjen e barnave të përshkruara nga mjekët, të cilat kushtojnë çdo muaj 44 euro.
Tabletat e përshkruara së fundmi nga mjekët janë rekomanduar për përdorim dy vjeçar.
Për shkak të sëmundjes së tij, Leoni ka edhe regjim ushqimor të cilin familja nuk ka mundësi ta sigurojë, prandaj nevoja për ndihmë për këtë familje është e madhe.
Të interesuarit për të ndihmuar familjen mund të kontaktojnë në numrin: 044599921.