Kjo është historia e një vajze të mitur të abuzuar seksualisht nga disa persona dhe që është shfrytëzuar kundrejt pagesës tek persona të tjerë.
Rasti është trajtuar nga emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus përmes dy puntatave. Rrëfimi është bërë në vetë të parë nga vajza e mitur, të cilës i kemi ndryshuar zërin dhe mbuluar fytyrën për të ruajtuar anonimatin e saj.
Në pjesën e dytë të rrëfimit të saj, ajo tregon se si personat që e kishin marrë me forcë, e shfrytëzonin tek të tjerët kundrejt pagesës.
Vajza e abuzuar: Rreth darkës u kthyem prapë në Tiranë tek e njëjta shtëpi. Aty te shtëpia kisha për të qëndruar prapë tek e njëjta dhomë, por në ndryshim nga nata e kaluar më sollën një burrë, ishte 50 vjeç dhe ai tha që jam biznesmen. Ishte i gjatë, i mbushur. Tha që edhe unë kam paguar për ty, por nëse nuk të mjaftojnë ato që kam dhënë, nxorri një tufë me 50 Eurosha, m’i hodhi në tavolinë, edhe tha këto merri edhe mos trego që t’i kam dhënë se je vërtetë shumë e bukur edhe…ndoshta s’të mjaftojnë ato ose nuk t’i japin. Filloi të më prekte dhe i thashë ti je sa babi im, ndoshta ke fëmijë. A nuk të vjen pak keq? Edhe tha, nuk ka si të më vijë keq përderisa unë paguaj, edhe unë kur paguaj dua shërbimin, përderisa kam dhënë lekë. I thashë, prej meje nuk ka asnjë lloj shërbimi, vetëm të çohesh dhe të largohesh nga unë. Tha unë kam paguar. Nëse do hap gojën, trego shifrën që do. Unë kam ardhur për ty sonte këtu. I thashë ti mund të kesh ardhur, po unë nuk të kërkova. Pastaj filloi të debatonte me çunat, i tha që kjo s’do, duhet të më ktheni lekët mbrapa. U afrua dhe për të më gjuajtur.
Pjesë nga intervista:
Gazetari Spartak Koka: Ky 50-vjeçari?
Vajza e abuzuar: Po, tha ti je njeri i pabindur dhe i pavlefshëm njëkohësisht.
Gazetari Spartak Koka: Të pyeti për moshën?
Vajza e abuzuar: Jo. S’më pyeti për moshën. Kur më tha që ti je njeri i pabindur, i thashë të paktën jam e pabindur por jo idiot si ty. Filloi të dilte jashtë në korridor, kërkonte lekët. Ato lekët që ishin në tavolinë nuk i mori. Kërkonte lekët, tha kam dhënë shumë lekë, kam investuar sikur të jem duke hapur biznes për ju sonte këtu.
Gazetari Spartak Koka: U tha këtyre çunave?
Vajza e abuzuar: Po, por këta çunat e nxorrën jashtë me shkelma, e rrahën.
Gazetari Spartak Koka: Rrahën këtë 50-vjeçarin?
Vajza e abuzuar: Po, për të mos i dhënë lekët.
Gazetari Spartak Koka: Nuk ja dhanë?
Vajza e abuzuar: Jo. Pastaj u kthyen te unë, më dhunuan edhe mua dhe mbrapa Arlindi, njëri nga ata djemtë, tha meqë me atë nuk doje se ishte i vjetër, të paktën lekët janë paguar të shfrytëzojë dikush. Edhe me detyroi që të kryeja marrëdhënie me të.
Gazetari Spartak Koka: Me Arlindin?
Vajza e abuzuar: Po. Tha, për këtë që bëre sonte, ofendove klientin tënd, ke për të ndenjur pa ngrënë dhe pa pirë edhe as në banjo tha s’do të lë të shkosh.