​Gjyshi që nuk ka festë, qumësht e as ngrohje për dy nipat jetim

Sociale

​Gjyshi që nuk ka festë, qumësht e as ngrohje për dy nipat jetim

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 12:25
70 vjeçari çdo ditë zgjohet dhe mundohet të sigurojë ushqimin për nipin e mbesën e tij

Në këto ditë dimri ata nuk kanë mundësi financiare për të blerë dru për ngrohje, por i mungojnë edhe gjërat elementare për jetë. Bashkëshortja e djalit, i la dy fëmijët e vegjël dhe iku pa paralajmërim. Kështu thotë gjyshi Hamdiu, i cili krejt këtë situatë po e përjeton rëndë. Edhe pse në gjendje të rëndë shëndetësore, tash e dy muaj, ai nuk e ka hallin për veten e tij, por të nipave të tij.

70 vjeçari çdo ditë zgjohet dhe mundohet të sigurojë ushqimin për nipin e mbesën e tij. Ai hyri edhe borxh tek djali i vëllait për t’i blerë qumësht nipave. Vet i lanë, e vet ka vendos të kujdeset deri në frymën e fundit për nipin dy vjeçar, e mbesën tre vjeçare.

I lodhur dhe i sëmurë, ai shpenzon deri në centin e fundit të pensionit e tij, për t’i blerë gjërat ushqimore për dy të vegjlit, por nuk po ia del. E krejt çka dëshiron është që atyre mos t’i mungojnë gjërat elementare.

Demiri jeton me bashkëshorten e tij të sëmurë, dy nipat, djalin dhe vajzën e tij në lagjen Vranjevc, të Prishtinës. Këta të fundit kërkojnë punë, por zor se në këtë dimër mund të sjellin të holla në shtëpi.

Demiri: Djali im dhe nusja e tij u ndanë, shqetësohem për dy fëmijët

“Qeta fëmijë të djalit, qeta fëmijë të tij janë, por janë ndarë me gruan dhe fëmijët i kam ndal unë, nuk ia kam dhënë, diqysh edhe mirë jo. Këta fëmijë, tjetër shqetësim nuk kam për të mëdhenjtë, të mëdhenj le të han qysh duan, e kam shti edhe nusen në punë, por është ndarë diku 6 javë ditë. Gruaja është prej unazave tensionit, këto të dyja, prej unazave më shumë. Unë jam pensionuar, 100 euro i marrë pension, tash i kanë bërë 200, por nuk na kanë jap, nuk e di pse. Vetëm për fëmijë, nuk i la me heq, për të mëdhenjtë nuk kam shqetësim, këta nuk i la me heq, parat e fundit për ta. Anëtarë jemi gjashtë, unë me këta dy, gruaja dhe fëmijët, se edhe jam diçka keq hunët, fyti, po më djegin, unë marrë pension, gruaja nuk është në punë, djali kur gjen punë, punon, kur nuk gjen nuk punon. Sot u dal diku me gjet punë, nuk e di, nuk ka ardhur ende, unë jam në pension gati tre vjet e më shumë. Në këtë shtëpi jam qe 13 vite, po ia dalim disi, mos me qenë këta fëmijë të vogël nuk e kam mërzi, këta po duan qumësht, pelena, si fëmijë”, tha Demiri.

Demiri derisa tregon se si kujdeset për të vegjlit në shtëpi, thotë se shpesh edhe atij i përkeqësohet gjendja shëndetësore dhe detyrohet të thërras edhe ndihmën e shpejtë.

Demiri: Jam i sëmurë, më ndalet fryma

“Fryma dhe kolli, shumë më ngucin, më teret zëri, nuk mundem as me fol, mbrëmë i kam thirr ndihën e shpejt, kam marrë injeksion, sonte duhet me shkuar në këmbë atje poshtë me marrë një atje. As ajo jo, ka shkuar te mjeku diku ka mbet, ia ndala telefonin në shtëpi, nuk kam as qysh me thirr me ditë ku. Po dalin diqysh, mirë jo”, shtoi Demiri.

Gjyshi Hamiti tha se ai tashmë veçse ka hequr dorë nga jeta e tij, dhe gjëja e vetme për të cilën jeton janë nipi e mbesa e tij, për të cilët do të bënte gjithçka, vetëm që atyre mos t’u mungojë asgjë në jetë.

Ai tha se për t’i blerë qumështin e pelenat, ka hyrë edhe në borxh, të cilin nuk ka mundur ta shlyej ende.

Hamiti tregon se shtesat e fëmijëve të cilat i takojnë të vegjëlve jetim, i merr nëna e tyre. Sipas tij, me shtesat nga 10 euro për fëmijë, ai do t’i blinte ushqimin, por se as ato nuk i ka.

Demiri: Sikur të kisha mundësi këtyre fëmijëve t’ia bëjë jetën e mirë

“Më së shumti vetëm për këta fëmijë, të kisha mundur me ia bërë një jetë më të mirë, tjetër asnjë gjë. Sot nuk mundemi sa duhet jo, nuk po mundemi, disi po mundohemi. I ka 10 ditë ose dy javë, një djalë të vëllait ia kam marrë 50 euro borxh për këta dy fëmijë, për me i ble qumësht dhe pelena. I thash kur me t’i kthyer, tha që nuk i dua, ai ma ka ndërtuar edhe shtëpinë, se as shtëpia nuk ka qenë e imja, që 12/13 kam qenë me qira..... Djali vëllait më ka ndërtuar shtëpinë. Më së shumti kam nevojë për këta dy nipa e tjerat me mbërri është mirë, por nëse jo, nuk është problem. Shtëpia nuk mungon, këto shtroja, mbuloja i kam por unë jam vetëm për këta dy nipa. Jo, verës punon djali po, tash jo. Drutë i kom sjell, çka i qesin te plehrat si dhe më ka mbet do mbeturina nuk kam mundur me bërë ballë me ngarkuar, nuk po mundem. Djali po del mos po gjen punë, isha një ditë se shtesat e fëmijëve i takojnë, reja me ka marrë librezën me veti, e kishte bllokuar. Nuk e di kujt i takojnë ato shtesa të fëmijëve, a fëmijëve apo gruas, se ato me i pas ia ndihmon pak, një qumësht ose diçka”, u shpreh Demiri.

Gjyshi Demiri tregon se nusja i ka lënë fëmijët e vegjël pa asnjë lajmërim dhe se nuk ka dashur që të kthehet e të kujdeset për ata.

Ai tha se fëmijët e tij edhe pse e kanë pasur nënë e tyre, ata janë rritur në duart e gjyshit.

Demiri: Fëmijët janë rritur nga duart e mija, ajo iku pa paralajmërim

“Këtë e ka lënë tre vjet, e këtë tjetrin dy, qe dy muaj janë ndarë, se sa ka qen ajo, ka qen edhe në punë, ka punuar këtu me rrogë dhe iu ka blerë fëmijëve me ngrënë dhe me pi. Çka ka dalë punë mes veti nuk e di, vetëm një të shtune kur unë jam kanë në shtëpi kur shoh po më thirr gruaja, reja nuk është, qysh nuk është, dal shoh te vëllai lart, nuk është, e thirri, tha jam në stacion policor duke e prit Durimin, djalin, çka po të duhet Durimi. E kishin thirr policia Durimin me marrë deklaratë, pse çka e tek, tani jam shkuar te vëllezërit, mixhallartë dhe baba saj, shkova e asaj i thash nëse dëshiron me u kthyer te fëmija kthehu, tha jo kurrë, thash prej sot shko ku të duash, kurrë mos mendo për fëmijë. Unë jam kujdes gjithmonë, vetëm këtë kohë me nënën e tyre, fëmijët janë rritur në duar të mija, se kanë as shqetësim për nënën e tyre. I sheh edhe gruaja, kur shkoj te mjeku unë, po më shumë unë i kujdesem. Jo, jo, çfarë, jo more, këta fëmijë nuk guxoj me i kap, vetëm për dore ecin të dytë, se nuk jam në gjendje, nuk guxoj, se unë jam edhe prej tensionit edhe prej fryme dhe marramendja më është shtuar si të ngrihem në këmbë, nuk mundem hiq, këto janë”, tha Demiri.

Familja Demiri pa asnjë të ardhur financiare vetëm me pensionin e zotit të shtëpisë e me dy fëmijët jetim, nuk kanë mundur t’ i sigurojnë as drutë për t’u ngrohur në këtë dimër.

Krejt çka kanë ata në këtë ftoftë janë disa copëza të falura nga njerëzit, e ajo çka kërkon Demiri thotë se vetëm t’i sigurojë një jetë më të mirë nipit e mbesës së tij, për të do ishte mjaftueshme.

Demiri: S’kemi mundësi t’i blejmë drutë për ngrohje

“Drutë mi ka sjell njëri, por më ka sjellë dhe do mbeturina më duhet me i largu krejt, drutë janë të gjetura, nuk i ka blerë, nuk kemi mundësi me i ble këtë sivjet jo. Si i kam marrë drutë, nuk po mundem, edhe me u kujdes për nipat, nuk po mundem, me një pension qysh. Me gjet dikë kishte qenë mirë me na ndihmuar me dru, nëse mundem me gjet punë djalit. Dhe atë pension jetojmë. Më së shumti kisha pas dëshirë për këta nipa, me i sjell qumësht, pelena edhe këto, për këta të mëdhenj nuk kam shqetësim, as hiq, nëse kanë e nëse jo rrinë, nuk kemi çka me bërë. bukë thatë nuk kanë qare pa ngrënë, për bukë mos me heq, brenda mundësive, dikush që dëshiron e dikush që nuk dëshiron, çka me bërë, nuk mundesh me i thënë askujt se ti ke e unë nuk kam, nuk ka faj askush. Këta janë të vegjël, e kanë në dorë rinia, po na e kemi shkuar 70 vjet i kam unë, tash i bëj gati edhe pak 70 vjet, gruaja 62 nuk ka çka më asgjë”, u shpreh Demiri.

Të gjithë ata që kanë që kanë mundësi ta ndihmojnë gjyshin dhe dy fëmijët, mund të thërrasin në tel: +38344/ 50 77 66.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat