“Më mbysin frymët e liga”/ Jeta me vjehrrën magjistare: Ngrihesha natën e tmerruar, vjehrri u zhduk - Çfarë gjeta në çantën e zezë!

Sociale

“Më mbysin frymët e liga”/ Jeta me vjehrrën magjistare: Ngrihesha natën e tmerruar, vjehrri u zhduk - Çfarë gjeta në çantën e zezë!

Më: 10 mars 2024 Në ora: 17:38
Xhulieta

Rrëfimi i Xhulietës në “Ka Një Mesazh Për Ty” nis në Vlorë ku ajo u lind në vitin 1977. Gjatë rritjes, ëndrrat e saj lidheshin me artin, me të bukurën por u detyrua të ndiqte një shkollë profesionale ku u diplomua si elektriciste. Vitet më të vështira që ajo kujton ishin vitet e luftës.

Shtëpia e Xhulietës ndodhej në lagjen e Çoles ku pranë kishin familjet e bandave. Të gjithë ndiheshin të frikësuar dhe të kërcënuar, por në mendjen e saj janë ngulitur disa momente shumë tronditëse që i rrëfen në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan.

Xhulieta: Kur ne do shkonim në shkollë sepse na thoshin që nëse nuk do shkosh nuk ta japim vitin dhe unë isha në përfundim të vitit të katërt, u desh që të merrja dhe mtorën më të vogël që e kisha në atë shkollë dhe këto bandat shkëmbehen me njëra-tjetrën dhe na vijnë gëzhojat përpara, shtrihemi përtokë dhe ku të kërkosh ndihmën, veç Zotin ke lart, po shpëtove, shpëtove. Por edhe pse me ato pengesa, ne shkuam prapë në shkollë. Por edhe kur shkuam në shkollë, ata hynë në katin e parë, përplasen me njëri-tjetrin por prapë këto gëzojat vijnë lart sado që isha në katin e katërt, përplasen në dërrasë dhe ne si nxënës shkojmë poshtë bankave të shkollës dhe dalim lart nëpër korridore. Skena e dytë që ka qenë ajo që kam patur edhe më vonë, në gjumë trembesha, kur u rrethua pallati me disa kamionë të hapur që ishte plot me bomba dhe ishin këta çunat e bandave të zhveshur gjysmë, me ato vargjet e plumbave, me armë dhe u ngjitën mbi pallatin tonë. Kishin një mitraloz shumë të madh, me dy, me tre këmbë dhe tronditej pallati kaq shumë saqë mori krisje, xhamat u thyen.

Ardit Gjebrea: Dhe ju ishit në shtëpi.

Xhulieta: Unë isha me mamin, me babin dhe dy motrat më të vogla.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë që kishe edhe një vëlla.

Xhulieta: Nuk ishte aty për faktin sepse ishte larguar nga ajo lagje për faktin se këto bandat i detyronin çunat, i merrnin edhe me zor.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë atëherë pothuajse çdo familje mbante armë në shtëpi, flasim në ato zona që ishin shumë të ndjeshme. Ju kishit?

Xhulieta: Po, mua ma ka sjellë në fakt vëllai, ma ka mësuar sesi shkrepet, si mbushet. Herën e parë rashë mbrapa, nuk e dija sepse ajo të shtyn mbrapa.

Ardit Gjebrea: Kur qëllove?

Xhulieta: Po, në ballkon, në ajër për të mësuar që nëse dikush do vinte, të hynte në shtëpi, t’u bënte dëm motrave, prindërve unë isha ajo më e madhja edhe pse ishte babi normale, më e madhja që të mbronte ato më të voglat. Dhe e kam mësuar aty sesi mbushet një armë, si qëllohet. Ai ma mësoi dhe pastaj u largua me urdhër të babit se aty ishte e rrezikshme. Dy vëllezërit e tjerë tashmë ishin larguar në Itali.

Pas martesës, në jetën e Xhulietës nisën të ndodhnin gjëra të çuditshme. Prej kohësh ndihej e sëmurë, por mjekët nuk gjenin asnjë shkak. Po priste fëmijën e dytë kur mësoi se e kishte humbur tragjikisht ende pa e sjellë në jetë. Vjehrra e keqtrajtonte, bënte sjellje të pashpjegueshme gjatë debateve dhe jeta në çift nuk shkonte mirë.

Xhulieta tregon në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan se kishte gjithnjë një ndjesi mbytëse në shtëpi. Ajo ngrihej natën e tmerruar, ndërsa vjehrra mbante dritat ndezur dhe nuk mund të flinte.

Xhulieta: Unë kur flija në shtrat,  gjithë natën më mbyste diçka këtu në kraharor. Ngrihesha e tmerruar, e trembur, kishte diçka frymore në shtëpi që mua nuk më linte të jetoja e qetë. Ajo nuk fliste, vetëm rrinte kështu në divan gjithë ditën, pa bërë asgjë. Nuk mund të rrijë një njeri thashë në këtë moshë pa bërë asgjë. Ajo nuk flinte natën ose mbante dritën ndezur. Unë i thosha mami pse nuk fle natën, mban dritën ndezur, ke ndonjë shqetësim fizik? Ajo thoshte “nuk më lënë të fle, më mbysin frymët e liga”.

E vendosur për të zbuluar misterin, Xhulieta nisi të kërkonte përgjigje, e papërgatitur për atë që do të mësonte.

Xhulieta: Mbante gjithmonë në dollap një çantë të zezë me kyç. Thosha mami çfarë ka këtu benda? “Janë kujtimet e nënës time” thoshte, “mos e prek me dorë”. U bëra kurioze se isha keq, keq, keq, nuk po arrija dot të kaloja as ujin më.

Ardit Gjebrea: Ti veçse sëmureshe.

Xhulieta: Sëmuresha, erdhën familjarët, ishte e pamundur. Babi kishte marrë vesh edhe nga disa pjesëtarë të lagjes që kjo i bënte magji gjithë lagjes së vet. Thanë “ku e ke dhënë gocën?” Tha “e kam dhënë te filania, po çfarë ke bërë kështu? Ajo krejt lagjes i bën magji, goca jote është në rrezik. Asaj edhe burri i është zhdukur, nuk i është gjetur më”. Kur unë jam fejuar, vjehrri im doli nga shtëpia, s’u kthye më. U fillua me një tragjedi, nuk u gjet kurrë trupi i tij, asnjëherë.

Ardit Gjebrea: Më thuaj pak e hape çantën?

Xhulieta: E hapa çantën, kur ajo ishte në banjë gjeta forcën sepse e kuptova që kishte diçka. E kam mbylur me çelës derisa unë të kryeja ato që doja të bëja. Ishte me kyç dhe nuk dija si, mirëpo çanta ishte rrobe dhe e kam grisur me gërshërë, e kam hapur. Unë nuk e di, jam tmerruar. Atje kishte flokë, kishte thonj, kishte gjëra të shpifura. Unë e kam marrë, kam lajmëruar menjëherë vëllezërit, ka ardhur edhe vëllai e ka parë. Ajo është dridhur si një tërmet që “pse m’i preke gjërat e mia?” I thashë ky është zanati yt? Ja pse ty po të vdesin njerëzit, ja pse po të ndahen nuset sepse ti u bën keq pjesëtarëve të familjes, imagjino pjesëtarëve të tjerë që jetojnë në lagje. A do që unë të vdes, se gocën ma vdiqe, burrin ma sëmure, mua më sëmure, a do që mua të më mbyllin në psikiatri?

Ardit Gjebrea: Çfarë tha?

Xhulieta: Tha “e di ti që për çfarë të ka marrë djali im?” Për çfarë më ka marrë i thashë, për të krijuar familje. “Mua më do si nënë, ndërsa ty të do veç për shtrat”, tha dhe pastaj unë e kam lënë, e kam prishur martesën.  Ai ka marrë nënën e vet, unë kam marrë djalin tim, unë i kam dalë për zot jetës time dhe ai është akoma atje ku e kam lënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat