Arkeologët në Newfoundland kanë zbuluar atë që mund të jetë monedha më e vjetër angleze e gjetur ndonjëherë në Kanada.
Monedha e rrallë mendohet se është prerë para mbi 520 vjetësh. Ajo do të paraqitet në një sesion turistik më 2020.
Një ekip arkeologësh e studiuan monedhën dhe ranë në përfundimin se ishte prerë diku mes viteve 1493 dhe 1499, raporton BBC.
Arkeologu kryesor William Gilbert e quajti këtë një zbulim të madh. Më 2001 ekipi i Gilbertit patën gjetur një monedhë elizabetiane në të njëjtën zonë dhe në atë kohë ajo konsiderohej më e vjetra e gjetur në Kanada. Kjo që tani është gjetur, besohet të jetë rreth 60 vjet më e vjetër.