Sipas shkencës, planetin tonë e pret një e ardhme pa akullnaja, pasi dy nga tre mund të zhduken deri në vitin 2100 për shkak të ndryshimeve klimatike: ky është skenari më i keq i parashikuar nga studimi i publikuar në revistën Science dhe i udhëhequr nga Universiteti Carnegie Mellon i SHBA.
Studimet tregojnë se akullnajat më të kërcënuara janë më të voglat, ato me madhësi më të vogël se 1 kilometër katror dhe gjenden në Evropën Qendrore, duke përfshirë Alpet, Kanadanë perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara.
Edhe në skenarin më optimist, në të cilin rritja e temperaturës nuk do të kalojë 1.5 gradë në krahasim me nivelet para-industriale, gjysma e akullnajave do të humbasin.
Shkalla e shkrirjes së akullnajave, vëzhgojnë studiuesit e udhëhequr nga David Rounce, janë rritur në mënyrë të vazhdueshme në dekadat e fundit dhe këto procese do të ndikojnë thellësisht, ndër të tjera, në rritjen e nivelit të detit dhe disponueshmërinë e ujit të freskët për miliarda njerëz.
Prandaj, aftësia për të parashikuar humbjen e masës së akullnajave sa më saktë që të jetë e mundur është thelbësore për të kuptuar se si do të ndryshojë mjedisi dhe për të udhëhequr përpjekjet e ardhshme globale për përshtatjen dhe zbutjen e klimës.
Parashikimet më të fundit dhe gjithëpërfshirëse parashikojnë se akullnajat do të humbasin midis 26% dhe 41% të masës së tyre deri në fund të shekullit.
Për të përmirësuar parashikimet ekzistuese, zakonisht të kufizuara në zona të ngushta gjeografike, studiuesit shfrytëzuan një sasi të paparë të dhënash që mbulonin të gjitha akullnajat e globit (përveç atyre të Grenlandës dhe Antarktidës), duke i përpunuar ato falë superkompjuterëve.
Rezultatet tregojnë se akullnajat do të humbasin midis 26% dhe 41% të masës së tyre deri në fund të shekullit, në varësi të një rritjeje të temperaturës midis 1.5 dhe 4 gradë. Kjo do të thotë se, në rastin më të mirë, rreth 50% e akullnajave do të zhduken, ndërsa në rastin më të keq, 80% do të humbasin, rreth dy nga tre.
Bazuar në angazhimet aktuale të politikës klimatike, të cilat parashikojnë që temperaturat globale të rriten me 2.7 gradë, ka të ngjarë të shohim zhdukjen e pothuajse të gjithë akullit të detit nga rajone të tëra.
Kjo, nga ana tjetër, do të rezultojë në një kontribut shumë më të madh në rritjen e nivelit të detit sesa pritej, me ndikime të mëdha në furnizimin me ujë, turizmin dhe kulturën lokale. /atsh