Një 'udhëtar në kohë' i TikTok-ut, thotë se alienët do të zbarkojnë nesër - dhe ata do të marrin 8,000 njerëz me vete.
Një tjetër person që pretendon se është nga e ardhmja, ka dalë përpara në platformë për të informuar botën për pushtimin e afërt të së enjtes, shkruan Mirror, përcjell Bota sot.
Përdoruesi Eno Alaric, i cili njihet edhe si @theradianttimetraveller, ka grumbulluar më shumë se 350,000 ndjekës, teksa shpjegon se çfarë na pret përpara.
@radianttimetraveler There is a lot you need to know… #fyp #radianttime #foryou #timetravel #viral #timetraveler #xyzbca #entertainment ♬ Epic Music(873690) - Pavel
Parashikimi i së nesërmes është për ekstra tokësorë - dhe kini kujdes, ata nuk janë tip miqësor.
Fatkeqësia e pashmangshme është afër, por alienët nuk duket se janë ata që do të vrasin planetin tonë, sipas udhëtarit të vet-shpallur të kohës.
@radianttimetraveler Welcome to Palau #fyp #radianttime #foryou #timetravel #viral #timetraveler #xyzbca #entertainment ♬ Intense Music(850540) - Pavel
"Po, unë jam një udhëtar i vërtetë në kohë, bota së shpejti do të përfundojë," shkruhet në përshkrimin e videos të publikuar nga udhëtari i pretenduar i vitit 2714.
"Një specie aliene shumë armiqësore po vjen për të marrë përsëri Tokën, ne nuk do të fitojmë."
“Një tjetër i huaj, bota e të cilit u shkatërrua nga armiqtë, do të shpëtojë disa prej nesh. Më 23 mars 2023, rreth 8,000 njerëz do të dërgohen në një planet tjetër të banueshëm”, shtohet në video.
Si ndihmë, përdoruesi i mediave sociale sqaroi: "Për të qenë të qartë, Toka nuk përfundon më 23 Mars, kjo është kur Kampioni i sjell njerëzit në planetin tjetër."
Nëse jeni të zënë nesër dhe jeni të shqetësuar se mund të humbisni, nuk jeni i vetmi.
Një person shkroi në komente: “Këtë të enjte? Po rregulloj frenat e dorës, a do të ndodhë pushtimi pasi të kem paguar apo më parë.”
Krijuesi ka bërë më parë paralajmërime për planetët binjakë me Tokën, vizitorët e huaj dhe madje portalet që hapen në dimensione të tjera.
Edhe pse bota është e dënuar me katastrofë, ai ende thotë se ka një tjetër pandemi globale në rrugë.
Në videon e javës së kaluar, e cila ka fituar më shumë se 3,000 pëlqime, ai pretendon se virusi do të shfaqet pasi kapakët e akullit polar do të shkrihen për shkak të ngrohjes globale./Botasot