RigoN nga BNE do të luajë në showmatch me lojtarë të famshëm

Sporti

RigoN nga BNE do të luajë në showmatch me lojtarë të famshëm

Më: 22 maj 2022 Në ora: 15:56
RigoN nga BNE do të luajë në showmatch me lojtarë të famshëm

Ylli i ekipit Bad News Eagles, Rigon ‘rigoN’ Gashi, do të luajë sot (e diel) në showmatch të PGL Antwerp Major, ndeshje kjo që do të luhet para finales së madhe FaZe kundër Na’Vi.

Duke filluar nga ora 18:00 do të luhet showmatchi ku bashkë me Rigonin do të luajnë edhe nëntë lojtarë shumë të njohur të skenës së CS:GO.

Ndeshja do të zhvillohet në formatin ‘Bo1’ përballë publikut në sallën Antwerp Sportpaleis, dhe Rigon do të jetë në ekip së bashku me yllin e ekipit Outsiders, Yekindar, me lojtarin e ekipit Spirit, Patsi, me snajperistin e ekipit CopenhagenFlames, nicodoz, dhe me lojtarin e ekipit Heroic, refrezh.

Ndërsa në ekipin kundërshtar bëjnë pjesë, snajperisti i ekipit NiP, es3tag, kapiteni dhe ylli i ENCE, Snappi dhe Spinx, lojtari i ekipit CopenhagenFlames, jabbi, dhe lojtari i ekipit Heroic, TeSeS.

Ndeshjen mund ta ndiqni duke filluar nga ora 18:00 në kanalet zyrtare të PGL në platformat Twitch dhe Youtube.

Ndërsa finalja e madhe FaZe kundër Na’Vi do të filloj në ora 20:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat