Dale Neuburger përmes një letre ka sqaruar padrejtësitë ndaj Hana Beiqit  

Sporti

Dale Neuburger përmes një letre ka sqaruar padrejtësitë ndaj Hana Beiqit  

Nga: K. Goca Më: 28 mars 2024 Në ora: 13:48
Dale Neuburger

Muajt dhe vitet e fundit ka zhvillime interesante dhe përplasje të çuditshme në sportin e notit të Kosovës.

Një rast interesant është edhe me notaren Hana Beiqi. 

Sipas letrës së Dale Neuburger, notares Hana i janë bërë disa padrejtësi. 

Image

Letra në anglisht e Dale Neuburgerit

Cilat janë padrejtësitë ndaj saj?

Më së miri e ka sqaruar Dale Neuburger.

Në fakt kush është Dale Neuburger?

Ai është anëtar i FINA - tani Wolrd Aquatics - që nga viti 2000, fillimisht si zëvendëspresident (2000-2021 dhe tani si thesarmbajtës (2021 - sot).

Përveç kësaj, shërben si delegat Teknik për Notin në Lojërat Olimpike të Parisit.

“Fatkeqësish, për Kampionatin Botëror në Fukuoka dhe në Doha, Federata e Notit e Kosovës paraqiti vetëm një sportist dhe një sportiste.

Së këndejmi, në vend të konkurrencës së fortë mes sportistëve kosovarë për të marrë pjesë për në Paris 2024, sportistët e vetëm të pranueshëm janë Mal Gashi (mashkull) dhe Eda Zeqiri (femër).

Me të ekzaminuar rezultatet e tabelës së pikëve të World Aquatics për notare u zbulua si vijo:

Për Kampionatin Botëror të World Aquatics 2023 në Fukuoka, Eda Zeqiri u paraqit si notarja e vetme pavarësisht se rezultati i saj prej 576 pikëve ishte për 52 pikë më i ultë sesa rezultati i notares Hana Beiqi me 628 pikë.

Një notare e tretë, Era Budima, kishte të njëjtin rezultat si znj. Zeqiri me 576 pikë. Për Kampionatin Botëror 2024 në Doha, Eda Zeqiri u paraqit, edhe një herë, si notarja e vetme  pavarësisht rezultati i saj prej 625 pikësh ishte për 3 pikë më i ulët sesa ai notares Hana Beiqi”, ka sqaruar rastin mes të tjera përmes një letre Dale Neuburger.

“Në rastin e Kosovës, kjo nuk ka ndodhur, edhe është brengosëse që znj. Beiqi nuk ka pasur mundësinë të garojë në asnjërin Kampionat Botëror. Si rezultat i paraqitjeve me më shumë pikë në Doha, znj. Zeqiri tani ka një rezultat që është 8 pikë më i lartë se sa i znj. Beiqi.

Me disa muaj deri në përfundimin e periudhës së kualifikimit më 23 qershor 2024, do të ishte zhvilluar një garë e gjallë mes dy sportistëve - gjë që është pikërisht qëllimi i u Ëolrd Aquatics përmes sistemit të kualifikimit përkatës. 

Z. (Besim, vër. jonë) Aliti, siç e dini mirë, është përgjegjësi e Komunitetit Olimpik Kombëtar, jo e  Federatës Kombëtare, të paraqesë sportistët për Lojërat Olimpike”, shkruan mes të tjera në letrën e Dale Neuburger.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat