Turp i madh në Samadrexhë, parketi vërshohet nga uji

Sporti

Turp i madh në Samadrexhë, parketi vërshohet nga uji

Nga: K.Goca Më: 2 maj 2024 Në ora: 18:30
Uji në parket

Nuk është normale se çfarë po ngjan me palestrat e reja sportive në shtetin e Kosovës.

Sot uji ka vërshuar parketin e palestrës së sportit në Samadrexhë.

Një lexues i rregullt i gazetës kombëtare “Bota sot” dhe njëherësh tifoz i flaktë i Samadrexhës në hendboll, ka dërguar disa fotografi për turpin që po ngjan me palestrën e sportit.

Image

Nuk ka tre vite që kjo palestër është hapur dhe tani përveç çatia që pikon, uji rrjedhë edhe nga ndonjë pjesë e palestrës.

Rrjedha e ujit ka dëmtuar sado kudo edhe parketin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat