Komiteti Olimpik shqiptar mburret me djalin nga Kosova

Sporti

Komiteti Olimpik shqiptar mburret me djalin nga Kosova

Nga: K.G. Më: 9 maj 2024 Në ora: 21:52
Orges Arifi

Karateisti nga Kosova, Orges Arifi, reprezentues i Shqipërisë, sot ka siguruar finalen e madhe në kategorinë – 60 kg në Kampionatin Evropian.

Arifi ka treguar cilësitë e tij nën udhëheqjen e selektorit Fehmi Mahalla.

Komiteti Olimpik Shqiptar mburret me Arifin.  

“Orges Arifi ka siguruar medaljen e argjendtë dhe është në garë për medaljen e Arit në Europianin e karatesë.
Karateisti shqiptar ja del të shkojë në finalen e Kampionatit Europian të karatesë, që po zhvillohet ne Zarë të Kroacisë.

Pas katër fitoresh spektakolare kundër përfaqësuesve të Zvicrës, Turqisë, Çekisë dhe në gjysmëfinale kundër Azerbajxhanit, Arifi arriti në shkojë në finalen e Kampionatit Europian”, shkruan në faqen e KOKSH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat