Shqipëria me dy mundës në Lojërat Olimpike

Sporti

Shqipëria me dy mundës në Lojërat Olimpike

Më: 12 maj 2024 Në ora: 11:20
Islam Dudaev

slam Dudaev do të përfaqësojë Shqipërinë në “Lojërat Olimpike Paris 2024”. Dudaev do t’i bashkohet kështu, mundësit tjetër, Zelimkhan Abakarov, duke përfaqësuar ngjyrat kuqezi.

Dudaev i siguroi “Lojërat Olimpike Paris 2024”, duke arritur të triumfojë në kualifikuese, të cilat i jepnin mundësinë të shkonë në kompeticionin e Parisit.

Mundësi çeçen që përfaqëson Shqipërinë, do të garojë në peshën 65 kg në kompeticionin mjaft të rëndësishëm dhe prestigjoz që do të zhvillohet këtë verë në kryeqytetin francez.

Në ndeshjet e ditës së sotme në fazën 1/16-ve, Dudaev mposhti 9-0 bjellorusin Nirgun Skriabin, ndërsa në 1/8 ai mundi përsëri një bjellorus, mundësin Adlan Askarov me rezultatin 8-6. Koreano-veriori, Kim ishte ‘viktima’ e radhës e Dudaev.

Ndërsa në garën e fundit, atë kualifikuese mundësi që përfaqëson flamurin kuqezi fitoi përballë Ukrainasit Erik Arushanian, të cilin e mposhti 12-2.

Përsa i përket kompeticionit, “Lojërat Olimpike Paris 2024”, do të zhvillohet nga data 26 korrik deri më 11 gusht. Përveç dy mundësve rus që përfaqësojnë Shqipërinë, Dudaev dhe Abakarov, në atletikë është Luiza Gega që do të kërkojë të ngrejë lart flamurin kuqezi dhe të rrëmbejë medaljen e arit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat