Mundja shqiptare me 3 sportistë në Olimpiadë, Chermen Valiev kualifikohet në peshën 74kg

Sporti

Mundja shqiptare me 3 sportistë në Olimpiadë, Chermen Valiev kualifikohet në peshën 74kg

Më: 12 maj 2024 Në ora: 18:34
Reprezentuesit e Shqipërisë

Sporti i mundjes do të përfaqësohet me 3 sportistë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Kështu, pas Zelimkhan Abakarov dhe Islam Dudaev, sot ka siguruar një biletë për në Oimpiadë edhe mundësi Chermen Valiev, në peshën 74kg.

Valiev doli i tretë në këtë peshë, në turneun kualifikues që po zhvillohet në Stamboll në Turqisë.

Mundësi kuqezi fitoi sot pasdite dy duelet shtesë, duke treguar një formë të mirë dhe duke nderuar flamurin shqiptar.

Mundësi nga Çeçenia, dje u ndal në gjysmëfinalen e kësaj peshe, ku u mund 2-3 nga Rassadin.

Ndërkohë që, më herët kishte mposhtur në raundet paraprake 10-0 Alikhanyan, 5-4 Kentchadze dhe me pikë Chamizo pas barazimit 5-5.

Sot, në sfidën e parë shtesë, ai mundi 4-3 Nurkozha Kaipanov të Kazakistanit, ndërsa në duelin “play off”, Valiev mundi 3-2 turkun Soner Demirtas. Kjo fitore i dha mundësi mundësit kuqezi të kualifikohet për në Olimpiadë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat