Më 17 maj Kampionati i Superligës së Kosovës në shah

Sporti

Më 17 maj Kampionati i Superligës së Kosovës në shah

Gani Kosumi Nga Gani Kosumi Më 14 maj 2024 Në ora: 18:39
Shahistëlt

Organizuar nga Federata e Shahut e Kosovës nga 17 deri më 22 maj 2024 mbahet Kampionati ekipor i Superligës së Kosovës në shah.

Në këtë kampionat marrin pjesë 8 ekipet më të dalluara të Kosovës të cilat hyjnë me ambicie të ndryshme.

Konkurrenca për plasman të lartë do të jetë shumë e fortë. Ekipet janë përforcuar me shahistë nga shtetet e tjera. Shikuar  në bazë të përforcimeve me shahistë jashtë vendit, gjysma e ekipeve do të luftojnë për titullin e kampionit, kurse të tjerat do të luajnë për të siguruar ekzistencën në elitën e shahut të Kosovës.

Drejtuesit e Federatës së Shahut të Kosovës këto vitet e fundit kanë bërë hapa pozitivë në organizim, por edhe klubet e elitës së shahut janë më të organizuara. Në këtë drejtim ato janë përforcua me shahistë cilësorë jashtë Kosove. 

Në këtë kampionat pjesëmarrjen e kanë konfirmua 7 kryemjeshtër/GM/, 4 Mjeshtër Ndërkombëtar/IM/, 8 Mjeshtër FIDE/FM/ dhe shumë shahistë të tjerë cilësorë.

Në këtë drejtim duket se kampioni aktual, Drejtësia Trokadero nga Prishtina është përforcuar më së shumti. Në radhët e veta kanë angazhuar kryemjeshtrin nga Maqedonia e Veriut, Kiril Georgiev si dhe dy shahistë të tjerë cilësorë nga Shqipëria, Kryemjeshtrin, Erald Dervishi dhe Mjeshtrin Ndërkombëtar, Llambi Pasko.

Nënkampioni, Ferizaj ka angazhuar, kryemjeshtrin, Daniel Dardha nga Belgjika.

Ekipi Dadania nga Prishtina është përforcuar me Kryemjeshtrin kroat, Marin Bosiocic, pastaj me Mjeshtrin Ndërkombëtar nga Shqipëria, Iliri Seitaj si dhe me kampionin e shumëfishtë të Kosovës, Mjeshtrin Ndërkombëtar, Nderim Saraçi.

Klubet e tjera po ashtu kanë sjellë shahistë nga jashtë. Hyzri Talla angazhoj, Mjeshtrin Ndërkombëtar nga Maqedonia e Veriut, Dejan Stojanovski, Vëllaznimi mori shahistin, Zvonko Stojanovski, Kryemjeshtër nga Maqedonia e Veriut. Prizreni solli në radhet e veta, Kryemjeshtrin bullgar, Alesander Delchev si dhe shahistin shqiptar, Zino Veleshnja. Dhe së fundit, Peja, ka angazhuar Kryemjeshtrin e Maqesonisë së Veriut, Marin Petrovski. Edhe Prishtina ka angazhuar shahistin nga Shqipëria, Çlirim Guxho.

hiroja e parë, e premte, 17 maj 2024/15,30/
Vëllaznimi-Drejtësia Troladero
Peja-Dardania
Prishtina-Ferizaj
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat