Lojërat Olimpike të Parisit 2024 mund të gjenerojnë një rritje ekonomike prej 11.1 miliardë dollarësh

Sporti

Lojërat Olimpike të Parisit 2024 mund të gjenerojnë një rritje ekonomike prej 11.1 miliardë dollarësh

Më: 15 maj 2024 Në ora: 14:18
Foto ilustrim

Lojërat Olimpike të Parisit 2024 mund të gjenerojnë një rritje ekonomike afatgjatë prej 11.1 miliardë eurosh (12 miliardë dollarë), sipas një studimi nga organizatorët e Lojërave.

E zbërthyer, kjo do të thotë se aktiviteti ekonomik i gjeneruar nga organizimi i ngjarjes do të ishte rreth 4.58 miliardë euro, ndikimi i ndërtimit do të ishte rreth 3 miliardë euro, ndërsa kontributi i turizmit do të arrinte në 3.56 miliardë euro.

Studimi, i publikuar nga Qendra de Droit et d’Economie du Sport me bazë në Paris, thotë se afati kohor 17-vjeçar për vlerësimet e tyre përfshin fazën e planifikimit deri në periudhën e “trashëgimisë” që përfundon në 2034.

Parisi është një provë e rëndësishme lakmusi për Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe përpjekjet e tij për të prezantuar një proces ofertimi më të efektshëm dhe më pak konkurrues për Lojërat që do të lërë ende një ndikim pozitiv për nikoqirët e tij.

Pas dekadash kritikash mbi mënyrën sesi qytete si Athina dhe Rio de Zhaneiro e kaluan buxhetin dhe i ngarkuan qeveritë e tyre me borxhe, IOC ka kërkuar të zgjedhë qytetet pritëse bazuar në dialog dhe jo në rivalitet për të dhënë Olimpiada që janë më të lira dhe më të qëndrueshme.

Studimi i think tank-ut prodhoi gjithashtu vlerësime për një “ndikim të ulët të përgjithshëm” prej 6.7 miliardë euro dhe një skenar të mesëm prej 8.99 miliardë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat