Drejtësia Trokadero kryeson

Sporti

Drejtësia Trokadero kryeson

Nga: G. Kosumi Më: 19 maj 2024 Në ora: 21:18
Pamje nga gara

Organizua nga Federata e Shahut e Kosovës, në ambientet e Capital Gate në Prishtinë të dielën pas ditë janë zhvillova takimet e xhiros së 4-të të Kampionatit ekipor të Superligës së Kosovës në shah.

Kampioni aktual Drejtësia Trokadero siç është pritur ka shënua fitore në përballje me Hyzii Tallën nga Podujeva me rezultat 4:2.

Ekipi tjetër nga Kryeqendra, Dardania në përballje me rivalin vendor Prishtinën doli fitues ne rezultat 4,5:1,5 

Nën kampioni, Ferizaj ka shënuar fitoren e tretë radhazi kundër Pejës me rezultat bindës 4,5:1,5.

Edhe Prizreni ka vazhdua serinë e lojërave të mira. Në këtë xhiro, Prizrenasit mposhtën Vëllanimin e Gjakovës 3,5:2,5

Renditja pas xhiros së 4-të:

1. Drejtësia Trokadero 8
2. Dardania 7
3. Ferizaj 6
4. Prizreni 6
5. Prishtina 4
6. Hyzri Talla 1
7. Peja 0
Të hënën, më 20 maj në program  janë takimet e xhiros së 5-të të cilat fillojnë në orën 16.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat