Beci: Fantastikë fëmijët shkodranë!

Sporti

Beci: Fantastikë fëmijët shkodranë!

Më: 26 maj 2024 Në ora: 13:08
Gjimnazistet

Kryebashkiaku, Benet Beci, në një postim në rrjetet sociale, i ka cilësuar, “Fantastikë fëmijët shkodranë!”, si një vlerësimi dhe nxitjeje për aktivizimin e fëmijëve në aktivitete sportive dhe jo vetëm.

Në kuadër të programit “Ekipet Sportive në Shkolla” të organizuar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), ekipi shkollor “Ali Laçej” triumfoi në ndeshjen finale kundër ekipit të shkollës “Adem Sheme” në qarkun e Vlorës dhe u shpall kampion kombëtar.

Sportistët e vegjël të Vllaznisë shkëlqyen  në Kampionatin Kombëtar të Gjimnastikës Artistike të zhvilluar në Shkoder

8 vende të para, 5 vende të dyta dhe 1 vend  i tretë janë rezultatet imdividuale e ekipore sipas kategorive nga 7 deri në 14 vjeç.

Urime të veçanta fëmijëve tanë dhe trajnerëve të tyre të palodhur për këto arritje të shkëlqyera!

Dedikimi dhe përpjekja e tyre gjatë gjithë kampionatit janë përgjegjësi për ne, për më shumë kushte e mbështetje.

Urime për ekipin shkollor “Ali Laçej” për triumfin në ndeshjen finale dhe shpalljen si kampion kombëtar! Sportistët e vegjël të Vllaznisë që shkëlqyen në Kampionatin Kombëtar të Gjimnastikës Artistike janë një frymëzim për të gjithë.

Rezultatet individuale dhe ekipore tregojnë përkushtimin dhe talentin e tyre. Dedikimi i tyre është një shembull i mirë për të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat