Sportistja e njohur e Kosovës - e pikëlluar, i vdes nëna në moshën 52 vjeçare

Sporti

Sportistja e njohur e Kosovës - e pikëlluar, i vdes nëna në moshën 52 vjeçare

Nga: K.Goca Më: 26 maj 2024 Në ora: 15:37
Fortesa dhe nëna e saj, Lirie Orana

Sportistja e njohur e Kosovës, Fortesa Orana, është e shokuar me humbjen e personit më të shtrenjtë në jetë. 

Asaj sot i ka vdekur nëna në moshën më të mirë, 52-vjeçare.

Lirie Orana humb betejën më sëmundjen e keqe. 

Ajo ka qenë mbështetësja më e fuqishme e Fortesës drejt sukseseve.

Sukseset e Fortesës lidhen ngushtë me nënën e saj, për faktin se ishte krah i fortë i saj duke mos kursyer asgjë për të.

Për Fortesën është dita më e vështirë në jetën e saj, duke mbetur pa krahun e djathtë jo vetëm të familjes por edhe në karrierën e saj sportive. 

Fortesa së fundi humbi në finalen e repesazhit për medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të karatesë që u mbajt në Zarë të Kroacisë. 

Vitin e kaluar, Fortesa me kombëtaren e Kosovës, fituan medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat