Shqipëria zë vendin e tretë me 113 pikë, kurse si skuadër fituese Kazakistani
Zelimkan Abakarov dhe Shermen Valiev ishin dy medalistët e artë në stilin e lirë në turneun e katërt ndërkombëtar, që u zhvillua për dy ditë në sallën sportive “Farie Hoti”.
Madje Abakarov ishte dhe sportisti më i mirë i aktivitetit, kjo për të dytin vit radhazi në turneun ndërkombëtar “Muhamet Malo”.
Ndërkohë Shqipëria si ekip zuri vendin e tretë me 113 pikë, kurse Moldavia në vendin e dytë me 126 pikë dhe Kazakistani me 165 pikë ishte fituese në stilin e lirë.
Shqipëria numëron dhe një medalje të argjendtë me Marin Jakun në peshën deri në 92 kilogram.