Ndalohen dy persona në Strugë, kapen duke vjedhur

Struga

Ndalohen dy persona në Strugë, kapen duke vjedhur

Më: 26 janar 2024 Në ora: 12:56
Foto ilustrim

MPB Maqedoni informon se dje (25.01.2024) në ora 14:30 në Strugë, nga ana e punonjësve policorë të SPB Ohër është ndaluar 40-vjeçari B.T. nga fshati Dollnen i Prilepit dhe 47-vjeçari S.A. nga fshati Debresht i Prilepit.

Ata janë kapur duke kryer vjedhje në një objekt komercial në rrugën “Marshal Tito” në Strugë.

“Gjërat e vjedhura u konfiskuan dhe iu kthyen pronarit.

Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tyre do të bëhet kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat