Aksident në Strugë, lëndohet një i mitur

Struga

Aksident në Strugë, lëndohet një i mitur

Më: 27 mars 2024 Në ora: 13:40
Foto ilustrim

MPB njofton se dje rreth orës 13:30 në stacionin policor në Strugë është paraqitur se në rrugën lokale Radolisht të Strugës, ka ndodhur një aksident në mes një mopedi “jamaha”, drejtuar nga një i mitur nga fshati Veleshtë të Strugës dhe një automjeti “Citroen” me targa të Tetovës, drejtuar nga M.Xh. (43) nga Tearca e Tetovës.

Në aksident lëndime të rënda ka marrë i mituri, të konstatuar në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër.

Në vendin e ngjarjes kontroll kanë kryer policia e Strugës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat