Qendra për Art dhe Komunitet prezanton “Zgjimi i Pranverës” 

Teatri

Qendra për Art dhe Komunitet prezanton “Zgjimi i Pranverës” 

Më: 28 maj 2021 Në ora: 10:10
Zgjimi i Pranverës

Qendra për Art dhe Komunitet prezanton “Zgjimi i Pranverës”  - ON TOUR - Prishtinë, Gjilan dhe Gjakovë, me 28 Maj, 29 Maj dhe 31 Maj, në ora 19:30.

Shfaqja “Zgjimi i Pranverës”, fituese e çmimit Grand Prix në Skupi Festival 2020 edicioni 14 si dhe fituese e shpërblimit “Aktorja më e mirë joprotagoniste” në Festivalin mbarëkombëtar MOISIU ON Tiranë, rikthehet me një turne prezantimesh në Kosovë këtë muaj. Kjo shfaqje e krijuar dhe prezantuar gjatë pandemisë është një bashkëproduksion i Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe Qendrës për Art dhe Komunitet – Artpolis.

Ju mirëpresim në Teatër:

· Të Premten më 28 Maj, në Teatrin Kombëtar të Kosovës nga ora 19:30.

·Të Shtunën më 29 Maj në Teatrin e Qytetit të Gjilanit nga ora 19:30.

· Të Hënën më 31 Maj në Gjakovë në Teatrin e Qytetit “Hadi Shehu” me fillim nga ora 19:30.
 

Me regji të Zana Hoxhës kryevepra e autorit Frank Wedekind “Zgjimi i Pranverës” është adaptuar në Kosovën e viteve të ’90-ta. Nevoja e të rinjve për të kuptuar dhe për t’u kuptuar ka qenë dhe vazhdon të jetë sfidë, sidomos historia që i ka përcjellë të rinjtë tanë në vitet e ’90-ta, kohë protestash e rezistence, kohë kur liria kolektive dhe personale ishte e kufizuar nga regjimi politik i Millosheviqit dhe patriarkati, përderisa solidariteti mbante gjallë frymën e rezistencës kolektive.

Kjo shfaqje duke përfshirë të gjithë krijuesit e saj i dedikohet të gjithë të adoleshentëve të rënë në vitin 1998-1999 në luftën e fundit në Kosovë.

Produksioni: Teatri Kombëtar i Kosovës & Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis

Autor: Frank Wedekind

Adaptimi & Regjia: Zana Hoxha

Aktorët: Hajat Toçilla, Valmir Krasniqi, Labinot Raci, Arta Muçaj, Shkëlzen Veseli, Semira Latifi, Shpëtim Kastrati, Qëndresa Loki, Verona Koxha, Flamur Ahmeti, Armend Ballazhi.

Muzikantët: Alzan Gashi, Arbër Salihu & Drin Tashi.

Koreografia: Robert Nuha

Kostumegrafia: Yllka Brada

Skenografia: Youliana Voykova – Najman

Inspicient: Bajram Mehemtaj

Asistente: Elira Lluka

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat