Elon Musk tallet me Meta-n pas rënies nga sistemi të platformave të saj

Teknologji

Elon Musk tallet me Meta-n pas rënies nga sistemi të platformave të saj

Më: 5 mars 2024 Në ora: 18:41
Elon Musk

Drejtori ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, i cili ka në pronësi edhe platformën sociale X [ish-Twitter], ka reaguar pasi platformat sociale nën ombrellën e Meta-s që udhëhiqet nga Mark Zuckerberg, ranë nga sistemi sot pasdite.

Përmes një postimi në X, Musk u tall me problemet e Facebook, Messenger, Instagram e Threads.

“Nëse po e lexoni këtë postim, është për shkak se serverët tanë po punojnë”, shkroi ai.

 

Facebook, Instagram dhe Threads për rreth 30 minuta kanë rënë nga sistemi të martën.

Aktualisht, rrjeti social Facebook është duke punuar për disa përdorues, pasi fillisht shkyçi ata nga llogaritë e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat