Investitori kanadez shprehet i gatshëm ta blejë TikTok-un për të parandaluar ndalimin e aplikacionit në SHBA

Teknologji

Investitori kanadez shprehet i gatshëm ta blejë TikTok-un për të parandaluar ndalimin e aplikacionit në SHBA

Më: 10 mars 2024 Në ora: 09:01
Kevin O’Leary

Së fundmi është prezantuar një projektligj i Dhomës së Përfaqësuesve që mund t’i jap fund aplikacionit të njohur, TikTok, në SHBA.

Kjo pasi ligjvënësit amerikan janë të shqetësuar për lidhjen e aplikacionit me Kinën, dhe kanë frikë se shteti kinez i mbledh të dhënat e përdoruesve të TikTok-ut.

Projektligji u prezantua nga përfaqësuesit Mike Gallagher dhe Raja Krishnamoorthi, shkruajnë mediat e huaja.

Dhe nëse ai hyn në fuqi, ByteDance do të ketë rreth gjashtë muaj kohë për të hequr dorë nga aplikacioni. Por, duket se ekziston një investitor i cili ka të ngjarë ta blejë TikTok-un nëse ai ndalohet nga projektligji.

Investitori nga Kanada i Shark Tank, Kevin O’Leary i cili shiti The Learning Channel te Mattel për 3.2 miliardë dollarë (mbi 3 miliardë euro) në vitin 1999, në një intervistë tha se ai do ta blejë TikTok-un.

“Kjo vlen miliarda, është një nga platformat më të suksesshme të reklamave në rrjetet sociale. Të gjitha kompanitë e mia e përdorin, unë do ta blej atë”, tha O’Leary.

Ndryshe, sipas aplikacionit, legjislacioni për ndalimin e tij “shkel të drejtat e Amandamentit të parë të 170 milionë amerikanëve dhe 5 milionë biznesve që e përdorin TikTok-un”.

Nga përdoruesit mujorë, TikTok është platforma e katërt më e madhe në botë. Aktualisht numëron mbi 1 miliard përdorues mesatar mujorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat