Elon Musk në shenjë “hakmarrjeje” ndaj OpenAl prezanton chatbotin “Grok” me burim të hapur

Teknologji

Elon Musk në shenjë “hakmarrjeje” ndaj OpenAl prezanton chatbotin “Grok” me burim të hapur

Më: 11 mars 2024 Në ora: 15:40
Foto ilustrim

Elon Musk ka njoftuar se startupi i tij i Inteligjencës Artificiale (Al), xAl, do të vjen me një funksion të ri “Grok” si rival i ChatGPT-së.

Ky hap nga miliarderi vjen vetëm disa ditë pasi ai e paditi OpenAl për braktisjen e misionit origjinal të kompanisë në kërkim të të ardhurave.

Musk disa herë ka paralajmëruar për raste kur teknologjia keqpërdoret për përfitime nga kompani të mëdha teknologjike si Google.

Edhe pse ishte bashkëthemelues i saj, ai ngriti padi kundër OpenAl të mbështetur nga Microsoft, shkruan Reuters.

Si kundërpërgjigje, OpenAl i publikoi emailet që tregonin se CEO i Tesla-s ka mbështetur planin për të krijuar një entitet fitimprurës.

Këtë javë, xAl do të prezantoj Grok”, tha Musk në një postim në X.

Lëvizja mund t’i jap përdoruesve qasje falas për të eksperimentuar me teknologjinë artificiale.

Gjithashtu, edhe Google ka prezantuar një model të ri me Al të quajtur Gemma të cilën përdoruesit mund ta modelojnë sipas nevojave të tyre.

Ndërsa kjo teknologji me burim të hapur mund të ndihmojë në përshpejtimin e inovacioneve, disa ekspertë kanë paralajmëruar se modelet e Al me burim të hapur mund të përdoren edhe nga terroristët për të krijuar armë kimike apo për të zhvilluar inteligjencë përtej kontrollit njerëzor.

Por, në lidhje me këtë shqetësim, Musk ka propozuar një “arbitër të tretë” i cili do të mbikëqyrte kompanitë me Al dhe do të jepte alarmin nëse diçka nuk shkon siç duhet.

Ndryshe, Musk prezantoi xAl vitin e kaluar në përpjekje të asaj që ai e quan “inteligjenca artificiale maksimale e kërkimit të së vërtetës”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat