​INSAIT nikoqire e iniciativës kryesore evropiane për inteligjencën artificiale

Teknologji

​INSAIT nikoqire e iniciativës kryesore evropiane për inteligjencën artificiale

Më: 11 mars 2024 Në ora: 19:00
Foto ilustrim

Sofja mirëpriti më shumë se 40 përfaqësues të 37 universiteteve dhe kompanive kryesore evropiane të teknologjisë si Thales, ST Microelectronics, Qendra Gjermane Kërkimore për Inteligjencën Artificiale (DFKI), ETH Cyrih, Sorbonne, Qendra Gjermane e Hapësirës Ajrore (DLR) dhe të tjera, tha të hënën zyra e shtypit e Ministrisë së Arsimit.

Instituti INSAIT në Universitetin e Sofjes priti asamblenë e përgjithshme të nismës kryesore evropiane për inteligjencën artificiale në pajisjet fundore dAIEDGE (Pajisja fundore është një pajisje harduerike e aktivizuar në ueb që shërben si burim ose si destinacion i të dhënave të transferuara përmes një rrjeti), e cila përfshin shkencëtarë dhe përfaqësues të kompanive kryesore të teknologjisë evropiane si Thales, ST Microelectronics, Qendra Gjermane Kërkimore për Inteligjencën Artificiale (DFKI) , ETH Cyrih, Sorbonne, Qendra Gjermane e Hapësirës Ajrore (DLR) dhe të tjerë.

Forumi u zhvillua me 7 dhe 8 mars në Sofje dhe ku u diskutua përparimi i objektivave të projektit, të cilat përfshijnë strategjinë e BE-së, KE-së dhe komunitetit të teknologjisë evropiane për zhvillimin e ardhshëm të Evropës në fushën e AI në pajisjet fundore. Një objektiv tjetër kyç është zhvillimi i një platforme të re teknologjike për vendosjen e inteligjencës artificiale në satelitë, drone dhe qytete inteligjente.

INSAIT merr pjesë në dAIEDGE me zhvillime në tre fushat kryesore të qyteteve inteligjente, dronëve dhe robotëve dhe teknologjive satelitore. Projekti i qyteteve inteligjente përfshin një rrjet kamerash dhe sensorësh që komunikojnë me automjete autonome për të përmirësuar sigurinë. Projekti i dytë mbulon shpërndarjen e së ardhmes - dron dhe robot që punojnë në sinkron për dërgesat autonome nga blerja online te konsumatori. Projekti i tretë ka të bëjë me ndërtimin e gjeneratës së ardhshme të satelitëve të vëzhgimit të tokës. Projekti përfshin zhvillimin e inteligjencës artificiale për të përpunuar të dhënat në vetë satelitin, duke optimizuar shkëmbimin e të dhënave të dërguara në Tokë.

Pjesëmarrja e INSAIT në projektin dAIEDGE është pjesë e strategjisë së institutit për të pozicionuar Bullgarinë si një nga qendrat kryesore për krijimin e teknologjisë në Evropë. Pjesëmarrja e institutit bullgar në projekt drejtohet nga Prof. Luc Van Gool, një nga shkencëtarët kryesorë të kompjuterave në botë dhe një pionier në vizionin kompjuterik dhe inteligjencën artificiale. Ai iu bashkua ekipit të INSAIT në 2022 me mbështetjen e liderit bullgar të teknologjisë SiteGround.

Projekti dAIEDGE është pjesë e rrjetit më të gjerë të kërkimit European Lighthouse, të cilit INSAIT do t'i bashkohet më vonë këtë vit. dAIEDGE financohet në kuadër të programit kornizë të hulumtimit Horizon Europe të Bashkimit Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat