X me video aplikacion të ngjashëm me atë të YouTube, do të jetë i qasshëm në televizorët e Samsung dhe Amazon

Teknologji

X me video aplikacion të ngjashëm me atë të YouTube, do të jetë i qasshëm në televizorët e Samsung dhe Amazon

Më: 12 mars 2024 Në ora: 12:10
Foto ilustrim

Që kur Elon Musk e bleu X-in (dikur Twitter) në tetor të vitit 2022 bëri disa ndryshime me qëllimin e rritjes së të hyrave, kurse tani mëton të ndjekë rrugën e YouTube.

X tashmë kanë lansuar shërbimin video streaming, që sipas Musk do të jetë i disponueshëm së shpejti.

“Së shpejti do të mund të shikoni videot e preferuara të X-it direkt përmes televizorëve tuaj të mençur”, ka thënë Musk.

X do të fillojë aplikacionin që do t’ju mundësojë përdoruesve të shikojnë videot në televizorët Samsung dhe pajisjet Amazon.

Musk së fundmi ka deklaruar se X do të jetë platforma që do t’i përkushtohet videove, e ky zhvillim ngjarjesh tregon se gjërat do të shkojnë tutje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat