Drejtori i TikTok apel përdoruesve amerikanë: Mos e lejoni mbylljen e platformës

Teknologji

Drejtori i TikTok apel përdoruesve amerikanë: Mos e lejoni mbylljen e platformës

Më: 14 mars 2024 Në ora: 09:32
Foto ilustrim

Pasi Dhoma e Përfaqësuesve amerikanë miratoi një projekt-ligj që detyron kompaninë TikTok të ndërpresë lidhjet me pronarin e saj në Pekin, ose ndryshe ndalohet në SHBA, ka ardhur edhe reagimi i drejtori i Përgjithshëm i TikTok, Shou Zi Chew.

Ai u ka bërë thirrje përdouesve amerikanë të mobilizohen për të mbrojtur platformën popullore të videove në pronësi të ByteDance kineze në emër të të drejtave kushtetuese.

“Ne besojmë se mund ta kapërcejmë këtë situatë së bashku.

Mbroni të drejtat tuaja kushtetuese. Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet,” tha Chew në një video-mesazh të postuar në X, platforma e Elon Musk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat