Çdokush mund ta shohë logon e Google, por jo të gjithë e vërejnë “gabimin” që fshihet në të

Teknologji

Çdokush mund ta shohë logon e Google, por jo të gjithë e vërejnë “gabimin” që fshihet në të

Më: 16 mars 2024 Në ora: 10:25
Google

Kur e shikoni logon e Google, mund të mendoni se është krejtësisht simetrike.

Gjiganti teknologjik ka miliarda përdorues, por jo të gjithë i hedhin një vështrim nga afër logos për ta dalluar “një gabim të fshehur” në të.

Teknikisht nuk është gabim, pasi G është përshtatur për të qenë e papërsosur, por e përsosur për syrin e njeriut, shkruan the Sun.

Created an Actually Symmetrical Google Logo. How would you feel if google used it?
byu/asparadog inlogodesign

Konsiderohet e papërsosur për shkak të një teknike projektimi të quajtur “overshooting”, e cila përdoret në tipografi. Duke e përdorur këtë teknikë G duket mirë në syrin e njeriut, edhe pse nëse matematikisht e vizatojmë një rreth të plotë afër saj, e vërtetojmë se rrethi aktual i kompanisë nuk është simetrik.

Një përdorues i Reddit e ripërpunoi logon gjë që ngjalli reagime të shumta.

“Krijova një logo realisht simetrike të Google. Si do të ndiheshit nëse kompania do ta përdorte atë?”, shkroi ai në Reddit.

Disa komentues u shprehën se origjinali është më i balancuar optikisht, e disa thanë se tani origjinali duket më keq.

Me sa duket, rol kyç që G të jetë paksa e papërsosur luan faqja e bardhë e internetit. Kjo për shkak se syri i njeriut mund t’i shohë format ndryshe në bazë të sfondit të ngjyrës. Faji mund të jetë edhe që logo është me shumë ngjyra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat