Cila është veçoria e re që Google do të prezantojë për telefonat Android

Teknologji

Cila është veçoria e re që Google do të prezantojë për telefonat Android

Më: 16 mars 2024 Në ora: 22:20
Foto ilustrim

Google do të prezantojë një veçori të re interesante në Android 15 të quajtur Archiving App.

Sipas mediave të huaja, kjo veçori do t’i lejojë përdoruesit e një telefoni Android të gjenerojnë më shumë hapësirë për të shkarkuar një aplikacion ose për të ruajtur fotografi.

Me anë të këtij funksioni, në vend që ta largoni aplikacionin nga telefoni juaj, ju do të jeni në gjendje ta arkivoni që ta përdorni vetëm kur të keni nevojë.

Gjithashtu, funksioni i arkivimit do të arkivojë automatikisht aplikacionet që nuk i përdorni shpesh.

Përveç që do të ta arkivojë dhe menaxhojë aplikacionin që nuk përdoret, do të ndalojë edhe njoftimet prej tij.

Megjithatë, Google ende nuk ka njoftuar se kur ky funksion do të jetë i disponueshëm për të gjithë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat