SHBA ka hapur hetim ndaj Meta-s për rolin e saj në shitjen e paligjshme të drogave

Teknologji

SHBA ka hapur hetim ndaj Meta-s për rolin e saj në shitjen e paligjshme të drogave

Më: 17 mars 2024 Në ora: 15:00
Foto ilustrim

Prokurorët amerikan në Virxhinia po hetojnë nëse Meta ka përfituar nga shitja e paligjshme e drogës në platformat e saj.

Bëhet e ditur se hetimi penal ka nisur që nga viti i kaluar pasi prokurorët kanë kërkuar të dhëna në lidhje me përmbajtjen dhe shitjen e paligjshme të drogës nëpërmjet platformave të Metës.

Me hetimin ka ndihmuar edhe Administrata e Ushqimit dhe Barnave, shkruan Reuters.

Por, rasti mund të përfundojë edhe me shfajësimin e gjigantit teknologjik edhe pse hetimet ende vazhdojnë.

“Shitja e drogave të paligjshme është në kundërshtim me politikat tona dhe ne punojmë për ta larguar këtë përmbajtje nga shërbimet tona”, thuhet të ketë deklaruar një zëdhënës i Metës.

Kjo për faktin se Meta ka njoftuar se bashkëpunon në mënyrë proaktive me autoritetet e zbatimit të ligjit për të ndihmuar në luftimin e shitjes dhe shpërndarjes së drogave të paligjshme.

Ndryshe, presidenti i Metës për çështje globale, Nick Clegg, tha se kompania është bashkuar me Departamentin e Shtetit të SHBA-së dhe Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin, në përpjekje për të ndërprerë shitjen e drogave sintetike në internet dhe për të edukuar përdoruesit në lidhje me rreziqet që u kanosen nga konsumimi i tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat