Apple do të paguajë gjobë prej 490 milionë dollarësh nën akuzat se ka mashtruar për shitjet në Kinë

Teknologji

Apple do të paguajë gjobë prej 490 milionë dollarësh nën akuzat se ka mashtruar për shitjet në Kinë

Më: 17 mars 2024 Në ora: 22:39
Foto ilustrim

Apple ka rënë dakord të paguajë 490 milionë dollarë për të zgjidhur një padi kolektive të udhëhequr nga këshilli i qarkut Norfolk të Mbretërisë së Bashkuar.

Padia akuzon shefin ekzekutiv të Apple, Tom Cook, se ka mashtruar investitorët e tij në lidhje me një rënie të madhe të shitjeve të iPhone në Kinë.

Nga veprimet e supozuara të kompanisë, Norfolk thekson se është prekur fondi i tij i pensioneve, shkruan the Guardian.

“Kur dhe ku është e garantuar, ne do të ndërmarrim veprime vendimtare për të rikuperuar humbjet kur investimet e pjesëmarrësve tanë dëmtohen nga mashtrimi”, tha një zëdhënës i fondit të pensioneve Norfolk.

Saktësisht, sipas ankesës, Apple dhe shefi i saj ekzekutiv në vitin 2019 kanë publikuar informacione se si modelet iPhone po performonin në Kinë, si një nga tregjet më të mëdha të kompanisë, duke paralajmëruar se të ardhurat e kompanisë do të bien shkaku i kërkesës së dobët në shtetin kinez.

Por, Apple mohoi të ketë mashtruar investitorët për shitjet në Kinë.

Edhe pse gjiganti teknologjik ende e mban atë qëndrim, pas më shumë se katër vjetësh grindje ligjore është pajtuar të kryejë gjobën që iu është shqiptuar, gjë që nuk duket të jetë problem për kompaninë.

Kjo pasi pagesa prej 490 milionë dollarësh përfaqëson më pak se 1 për qind të fitimit prej 97 miliardë dollarësh që Apple fitoi gjatë fund vitit të saj fiskal.

Gjithashtu, edhe çmimi i aksioneve të saj është katërfishuar, duke u krijuar aksionerëve një pasuri shtesë prej 2 trilionë dollarësh. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat