Neuralink shfaq pacientin e parë me çip truri duke luajtur shah vetëm me anë të mendimeve të tij

Teknologji

Neuralink shfaq pacientin e parë me çip truri duke luajtur shah vetëm me anë të mendimeve të tij

Më: 21 mars 2024 Në ora: 09:27
Neuralink shfaq pacientin e parë me çip truri

Pacienti i parë të cilit i është implantuar një çip në tru nga kompania Neuralink e Elon Musk, së fundmi është shfaqur duke luajtur shah.

Noland Arbaugh, pacienti 29 vjeçar i cili pas një aksidenti me veturë është paralizuar në disa pjesë të trupit të tij, ka marrë një implant nga Neuralink në fillim të këtij viti.

Ndërsa tani kompania ka publikuar një video nëntë minutëshe ku Arbaugh shihet duke luajtur shah dhe duke ndaluar muzikën vetëm me anë të mendimeve të tij, shkruan skynews.

Musk më parë tha se qëllimi i çipit është që përfundimisht t’i lejojë personat me aftësi të kufizuara si i ndjeri Stephen Hawking “të komunikojnë më shpejt”.

Gjithashtu, miliarderi ka njoftuar se kompania e tij do të jetë në gjendje të trajtojë potencialisht obezitetin, autizmin, depresionin, dhe skizofreninë.

“Ndërhyrja kirurgjike ishte shumë e lehtë”, dëgjohet të thotë Arbaugh në video, duke iu referuar procedurës së implantit.

“Kjo tashmë ka ndryshuar jetën time”, shtoi ai, duke theksuar se kjo teknologji ende ka punë për të bërë për t’u cilësuar si “e përsosur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat