Microsoft punëson bashkëthemeluesin e DeepMind për të udhëhequr divizionin e ri me Al

Teknologji

Microsoft punëson bashkëthemeluesin e DeepMind për të udhëhequr divizionin e ri me Al

Më: 21 mars 2024 Në ora: 16:54
Mustafa Suleyman

Microsoft ka emëruar bashkëthemeluesin e laboratorit britanik të Inteligjencës Artificiale (Al) Deep Mind, si kreun e divizionit të ri me Al.

Mustafa Suleyman, 39 vjeç, bashkëthemeloi DeepMind në vitin 2010 me Demis Hassabis dhe Shane Legg.

Në vitin 2014, kompania u ble nga Google për 400 milionë paund (mbi 450 milionë euro), dhe tani përbën thelbin e përpjekjeve të Google për të funksionuar me Al.

Për bashkimin e Suleyman me gjigantin teknologjik ka njoftuar shefi ekzekutiv i kompanisë, Satya Nadella, shkruan the Guardian.

Suleyman do të jetë shefi ekzekutiv i një organizate të re të quajtur Microsoft Al e cila do të fokusohet në produktet e konsumit dhe kërkimit të kompanisë amerikane.

Ndryshe, Microsoft është bërë lojtar kryesor një Al gjeneruese falë investimit të tij miliarda eurosh në OpenAl.

“E kam njohur Mustafën prej disa vitesh dhe e kam admiruar shumë si themelues të DeepMind dhe Inflection, dhe si vizionar”, tha Nadella.

Divizioni i ri kreu i së cilës do të jetë Suleyman, do të bashkojë përpjekjet e konsumatorit të Microsoft për Al, të tilla si chatbot-i Copilot dhe Bing.

Bëhet e ditur se njësisë do t’i bashkohet edhe ish-kolegia e Suleyman, Karen Simonyan, e cila do të marrë rolin e shkencëtares kryesore të divizionit.

Ndryshe, Inflection Al është një nga emrat më të njohur në garën për Al, pasi ka grumbulluar miliarda euro nga Microsoft dhe Nvidia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat