Në Amerikë ka të tillë që janë “të shqetësuar, nëse do të duhet jetuar në një botë pa TikTok”

Teknologji

Në Amerikë ka të tillë që janë “të shqetësuar, nëse do të duhet jetuar në një botë pa TikTok”

Më: 22 mars 2024 Në ora: 09:55
Foto ilustrim

Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së ka miratuar me shumicë dërrmuese projektligjin i cili i jep TikTok-ut rreth gjashtë muaj kohë për t’u ndarë nga kompania mëmë, ByteDance, ose do të ndalohet në SHBA.

Ky hap thuhet të jetë “kërcënimi” më i madh për aplikacionin dhe krijuesit e përmbajtjes që arrijnë audiencë të gjerë dhe shpesh mbijetojnë nga të ardhurat nga aplikacioni.

Kështu po e konsideron edhe mësuesja “Ms. James” e cila ka hapur një llogari në TikTok me emrin iamthatenglishteacher për publikimin e ligjëratave për studentët e saj, shkruan Reuters.

“Brenda gjashtë muajve kam mbledhur një milion e gjysmë ndjekës”, tha James.

Tani ajo numëron 5.8 milionë të tillë, por sipas saj përmbajtja edukative që ajo dhe shumë të tjerë e publikojnë po përballet me kërcënim.

“Kur flisni për ndalimin, po flisni për largimin e videove edukative me cilësi të lartë nga njerëzit që i kanë përdorur ato për të përmirësuar arsimimin e tyre”, shtoi James.

Ndërsa mësimet e saj në TikTok përdoren nga studentë që variojnë nga shkolla fillore e deri në universitet, bëhet e ditur se shumica e ndjekësve të saj janë studentë të gjuhës angleze.

Megjithatë, me James nuk pajtohet profesoresha e Universitetit të Kalifornisë Jugore, Karen North, e cila ka paralajmëruar se të dhënat e saj personale janë në rrezik.

North është shprehur se përdorimi i të dhënave personale si fytyra dhe gjurmimi i vendndodhjes nga kompania kineze, tejkalojnë përfitimet tërheqëse të aplikacionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat