Elon Musk njofton për ndryshimet e reja në X

Teknologji

Elon Musk njofton për ndryshimet e reja në X

Më: 30 mars 2024 Në ora: 18:31
Elon Musk

Elon Musk ka njoftuar për ndryshime të mëtejshme në platformën X të cilat do të përfshijnë veçori premium falas për disa përdorues.

Miliarderi teknologjik tha se të gjitha llogaritë me më shumë se 2,500 abonentë të verifikuar do të jenë në gjendje të kenë qasje në këto veçori.

Veçoritë premium përfshijnë aftësinë për të redaktuar dhe shkruar postime më të gjata, si dhe për të reduktuar numrin e reklamave që shihen nga përdoruesit.

Gjithashtu, përdoruesi do të fitojë shenjën e kaltër të verifikimit pranë emrit të tij, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Por, pronari i Teslas shtoi se ata me 5,000 ose më shumë abonentë të verifikuar do të kenë qasje edhe në veçoritë Premium+ pa pagesë. Premium+ u jep përdoruesve qasje në Grok, model ky me Al i cili synon “të përgjigjet në pothuajse çdo gjë”.

Ky hap nga kompania vjen pas akuzave se numri i përdoruesve të X ka rënë që kur kompaninë e ka marrë përsipër Musk.

Ndërkohë, platformat e tjera të rrjeteve sociale si Instagram, Facebook dhe TikTok, kanë përjetuar “rritje modeste” të përdoruesve gjatë vitit të kaluar.

“Kjo rënie e përdoruesve aktiv të aplikacionit mund të jetë shkaktuar nga zhgënjimi i përdoruesve për përmbajtjen, çështjet teknike dhe kërcënimi në rritje i platformave me video të shkurtra”, tha analisti i Sensor Tower, Abe Yousef.

Ndryshe, njoftimi i Musk për ndryshimet e fundit në aplikacion u prit me konfuzion nga disa përdorues.

Komentuesit kërkuan nga X që të sqaronte se kujt saktësisht i referoheshin ndryshimet, llogarive me abonentë apo ndjekës të verifikuar.

Kjo pasi sipas Oliver Alexander, analist i inteligjencës me burim të hapur, të dhënat tregojnë se ka vetëm katër llogari me mbi 5,000 abonentë të verifikuar.

Pra, kjo do të thotë se vetëm katër persona do të kenë qasje në Premium+ falas. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat