DrugGPT: Mjeti i ri i Inteligjencës Artificiale që thuhet se mund të ndihmojë mjekët të përshkruajnë ilaçe në Angli

Teknologji

DrugGPT: Mjeti i ri i Inteligjencës Artificiale që thuhet se mund të ndihmojë mjekët të përshkruajnë ilaçe në Angli

Më: 31 mars 2024 Në ora: 18:34
Foto ilustrim

Ilaçet janë një element shumë i rëndësishëm i mjekësisë, por ndonjëherë mjekët bëjnë gabime kur i përshkruajnë ato dhe pacientët nuk i marrin ato siç duhet.

Andaj, një mjet i ri i AI i zhvilluar në Universitetin e Oksfordit synon të trajtojë të dyja këto probleme, shkruajnë mediat e huaja.

DrugGPT thuhet se ofron një rrjet sigurie për mjekët kur ata përshkruajnë ilaçe dhe u jep atyre informacione që mund t’i ndihmojnë pacientët e tyre të kuptojnë më mirë pse dhe si t’i marrin ato.

Ndërkohë, mjekët dhe profesionistët e tjerë të kujdesit shëndetësor që përshkruajnë ilaçe do të jenë në gjendje të marrin një opinion të dytë të menjëhershëm duke futur kushtet e një pacienti në chatbot.

Versionet e prototipit përgjigjen me një listë të barnave të rekomanduara dhe tregojnë efektet e mundshme anësore dhe ndërveprimet medikamentoze.

Ndryshe, disa mjekë përdorin tashmë chatbot gjenerues të AI si ChatGPT dhe Gemini i Google (ish Bard) për të kontrolluar diagnozat e tyre dhe për të shkruar shënime ose letra mjekësore.

Megjithatë, shoqatat ndërkombëtare mjekësore i kanë këshilluar më parë mjekët që të mos përdorin ato mjete, pjesërisht për shkak të rrezikut që chatbot të japë informacion të rremë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat