Gjykata Supreme e Brazilit urdhëron hetimin e Elon Musk për shpërndarjen e lajmeve të rreme

Teknologji

Gjykata Supreme e Brazilit urdhëron hetimin e Elon Musk për shpërndarjen e lajmeve të rreme

Më: 8 prill 2024 Në ora: 14:18
Elon Musk

Gjykata Supreme në Brazil ka hapur një hetim të veçantë ndaj Elon Musk nën akuzat mbi shpërndarjen e lajmeve të rreme.

Në vendimin e tij, gjyqtari Alexandre de Moraes tha se Musk ka filluar të zhvillojë një “fushatë dezinformuese” publike në lidhje me veprimet e gjykatës e cila kishte kërkuar nga miliarderi mbylljen e disa llogarive.

“Pengimi i drejtësisë braziliane, nxitja e krimit, kërcënimi publik për mosbindje ndaj urdhërave të gjykatës dhe mungesa e bashkëpunimit janë fakte që nuk e respektojnë sovranitetin e Brazilit”, tha Moraes.

Bëhet e ditur se Musk së bashku me një rrjet njerëzish do të hetohen pasi dyshohet se kanë përhapur lajme të rreme kundër gjyqtarëve të Gjykatës Supreme braziliane, shkruan yahoonews.

Mbështetësit e gjyqtarit thanë se vendimet e tij, megjithëse të jashtëzakonshme, janë ligjërisht të nevojshme për të pastruar rrjetet sociale nga lajmet e rreme.

Vendimi i Moraes vjen pasi Musk u deklarua se do të hiqte të gjitha kufizimet në llogaritë e bllokuara, gjë që ka të ngjarë të ulë të ardhurat në Brazil.

Më vonë ai tha se do të publikonte gjithashtu edhe të gjitha kërkesat e Moraes duke pretenduar se ato e shkelin ligjin brazilian.

Kjo u kundërshtua nga gjyqtari i cili tha se çdo llogari që X do ta riaktivizojë do të pasojë me 20 mijë dollarë gjobë në ditë.

Ndryshe, kushtetuta e Brazilit u hartua pas diktaturës ushtarake të viteve 1964-1985 dhe përmban një listë të gjatë ndalimesh kundër krimeve specifike si racizmi dhe homofobia. Por, liria e fjalës nuk është absolute.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat