Microsoft kërkon ‘individë të jashtëzakonshëm’ për të punuar në qendrën e re me Al

Teknologji

Microsoft kërkon ‘individë të jashtëzakonshëm’ për të punuar në qendrën e re me Al

Më: 9 prill 2024 Në ora: 10:28
Foto ilustrim

Microsoft ka vendosur të hap një qendër të re të Inteligjencës Artificiale (Al) në Londër dhe po kërkon “individë të jashtëzakonshëm” për të punuar atje.

Bëhet e ditur se qendra do të punojë me produktet e Microsoft që përdorin AI dhe gjithashtu do të kryejë kërkime në teknologji.

Gjithashtu, kompania së fundmi ka njoftuar edhe për krijimin e Microsoft AI, një ekip i ri brenda kompanisë në krye me Mustafa Suleyman, bashkëthemeluesin britanik të gjigantit DeepMind, i cili tani është në pronësi të Google.

Sipas Suleyman, “ky është një lajm i madh për Microsoft Al dhe për Mbretërinë e Bashkuar”, shkruan skynews.

“Si një qytetar i këtij vendi, i lindur dhe i rritur në Londër, jam krenar që kam bashkëthemeluar dhe ndërtuar një biznes të avancuar këtu”, tha britaniku.

“Unë jam thellësisht i vetëdijshëm për grupin e jashtëzakonshëm të talenteve dhe ekosistemin e AI në Mbretërinë e Bashkuar dhe jam i ngazëllyer për të bërë këtë angazhim në MB në emër të Microsoft AI”, shtoi ai duke theksuar se vendi i tij është i përkushtuar për të avancuar me Al dhe për të rritur investimet, inovacionin dhe ekonominë.

Suleyman bëri të ditur se qendra gjithashtu do të krijojë vende pune dhe do të punësojë individë që duan të punojnë në pyetjet më interesante dhe sfiduese të Al.

Ndryshe, krijimi i kësaj qendre e zgjeron më tej praninë e Microsoft në MB dhe bazohet në zotimin e kompanisë për të investuar në vend. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat