TikTok do të prezantojë një aplikacion të ri për postimin e fotove

Teknologji

TikTok do të prezantojë një aplikacion të ri për postimin e fotove

Më: 9 prill 2024 Në ora: 19:22
Foto ilustrim

Përdoruesit e TikTok-ut kanë filluar të marrin njoftime për një aplikacion të ri që kompania po planifikon ta prezantojë në një të ardhme të afërt.

Bëhet e ditur se aplikacioni quhet Notes dhe u mundëson përdoruesve të ndajnë fotografi si në Instagram.

Sic raportojnë mediat e huaja, TikTok tashmë ka konfirmuar se Notes është në zhvillim por ende nuk ka ofruar asnjë afat kohor për prezantimin zyrtar të tij.

Pra, postimet e fotografive tuaja publike në TikTok do të shfaqen edhe në Notes.

Fatmirësisht, kompania do të ofrojë edhe opsionin për të hequr dorë nga aplikacioni nëse preferoni të mos shfaqni postimet tuaja publike.

Ndryshe, Notes nuk është projekti i vetëm në të cilin po punon aktualisht TikTok.

Kompania po eksperimenton edhe me formate të ndryshme si postime me tekst dhe video më të gjata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat