A do të përdorin shkollat “kufje të realitetit virtual” për të zhvilluar mësimin?

Teknologji

A do të përdorin shkollat “kufje të realitetit virtual” për të zhvilluar mësimin?

Më: 16 prill 2024 Në ora: 00:38
Foto ilustrim

Kufjet e realitetit virutal nuk do të përdoren në shkolla sipas një skeme të re të Meta-s nëse mësimdhënësit nuk mund të monitorojnë se çfarë po bëjnë nxënësit, ka njoftuar Nick Clegg mes shqetësimeve në rritje për sigurinë e fëmijëve në metaverse.

Clegg tha se kufjet nuk do të përdoren në klasë nëse mësimdhënësit nuk kanë kontroll të plotë të asaj që po ndodh.

Ndryshe, Meta ka njoftuar një paketë të re për përdorimin e kufjeve të realitetit virtual në shkolla si mjet mësimi, shkruan skynews.

Nxënësit e moshës 13 vjeç e lart do të jenë në gjendje të hyjnë në klasat e tyre virtuale ku iu lejohet të vizitojnë muzetë, të praktikojnë të flasin gjuhë të huaja ose të vendosen në mjedise që më herët nuk kishin qasje.

Gjithashtu, kompania ka prezantuar edhe një veçori të quajtur “modaliteti i përbashkët” me anë të së cilës fëmijët do të kenë qasje në dyqanin Meta Quest për të shkarkuar aplikacione të reja.

Metaverse është në term që i referohet botës virtuale 3D ku njerëzit mund të ndërveprojnë me njëri-tjetrin me kufje.

Ka disa platforma metaverse duke përfshirë Fortnite, Roblox dhe Meta’s Horizon Worlds.

Numri i përgjithshëm i përdoruesve aktiv mujor të metaverse ka arritur deri në 600 milionë deri në fund të vitit 2023, shumica dërrmuese e të cilëve fëmijë nën 18 vjeç.

Ndërkohë, Meta pritet ta prezanojë “produktin arsimor” në fund të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat