“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates - teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

Teknologji

“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates - teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

Më: 17 prill 2024 Në ora: 10:29
Bill Gates dhe Sam Altman

Bill Gates, bashkëthemeluesi i Microsoft, së fundmi shprehu habinë e tij për sofistikimin e modeleve të AI si ChatGPT, duke pranuar aftësitë e tyre të jashtëzakonshme.

Megjithatë, ai pranoi se nuk e kuptonte plotësisht se si këto modele kodojnë informacione komplekse.

Gates theksoi: “Isha shumë skeptik. Nuk e prisja që ChatGPT të bëhej kaq mirë”.

Në një episod të fundit të podcast-it të tij, Gates priti Sam Altman, CEO i OpenAI, për të diskutuar gjendjen aktuale dhe perspektivat e ardhshme të AI.

Dhe duke tërhequr paralele midis të kuptuarit të trurit të njeriut dhe të kuptuarit të funksioneve të brendshme të AI, Altman shprehu optimizëm se përparimet në të kuptuarit e teknologjisë AI do të rrisin zhvillimin dhe aplikimin e saj me kalimin e kohës.

Ai vuri në dukje se kur OpenAI zhvilloi GPT-1, atyre u mungonte një kuptim i thellë se si ose pse funksiononte.

Ndërsa në fjalët e tij mbi AI dhe zhvillimin e saj, Bill Gates theksoi potencialin e tij për të adresuar sfida të rëndësishme shoqërore, të tilla si zgjidhja e çështjeve komplekse sociale dhe transformimi i kujdesit shëndetësor dhe arsimit.

Gates është shprehur gjithashtu edhe rreth efekteve të inteligjencës artificiale të avancuar, veçanërisht në lidhje me “zëvendësimin e vendeve të punës”.

Ai pranoi: “Edhe unë mund të humbas punën time”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat