Kompania mëmë e Google, Alphabet, ka rritur vlerën e aksioneve për 2 trilionë dollarë.
Bëhet e ditur se aksionet e Alphabet së fundmi u rritën për 10 për qind duke i dhënë kompanisë një shtysë prej 2 trilionë dollarëve, vlerë kjo të cilën kompania e ka arritur për herë të fundit në vitin 2021.
Gjithashtu, edhe Microsoft raportoi për shifra të forta mes investimeve të mëdha në Al, gjë që ndikoi që aksionet e kompanisë të kapërcejnë shifrën e 3 trilionë dollarëve, shkruan the Guardian.
Ndryshe, shifra e Alphabet përfshin rezultate mjaft të mira të cilat besohet të jenë rritur nga trajnimi dhe funksionimi i modeleve me Al. Kompania ka njoftuar edhe për dividentin e saj të parë ndonjëherë.
E bashkimi i Alphabet në radhët e kompanive teknologjike që paguajnë dividentë po cilësohet si “shenjë e kohës” nga Russ Mould, drejtor investimesh në platformën AJ Bell.
Ndryshe, kompania mëmë e Google i bashkohet një treshe kompanish të vlerësuara me më shumë se 2 trilionë dollarë: Microsoft me më shumë se 3 trilionë dollarë; Apple me 2.6 trilionë dollarë; dhe Nvidia me më shumë se 2 trilionë dollarë.