Von der Leyen: Nuk përjashtohet mundësia e ndalimit të TikTok-ut në BE

Teknologji

Von der Leyen: Nuk përjashtohet mundësia e ndalimit të TikTok-ut në BE

Më: 1 maj 2024 Në ora: 10:16
Von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen la të nënkuptohet se ndalimi i TikTok në Bashkimin Evropian mbetet një opsion, gjatë një diskutimi dje në mbrëmje në Maastricht,

Von der Leyen shtoi se Komisioni ishte institucioni i parë në mbarë botën që kishte ndaluar TikTok në telefonat e korporatave te bllokut.

“Ne e dimë saktësisht rrezikun e TikTok-ut”, shtoi ajo.

Von der Leyen nuk u shfaq në cilësinë e saj si presidente e Komisionit në Maastricht, por si kandidatja kryesore e Partisë Popullore Evropiane të qendrës së djathtë.

TikTok po përballet me një hetim të veçantë – për dështimet e supozuara për të mbrojtur të miturit.

Sipas Ligjit të Shërbimeve Dixhitale (DSA), Komisioni mund të urdhërojë pezullimin e përkohshëm të një shërbimi në çdo rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat