Muajin e kaluar iTunes Connect ka bllokuar aplikime në App Store dhe Mac App Store për aplikacione të cilat përmbanin në titull çmimin e tyre.Photo Source: 9to5Mac
Apple ndërmori një tjetër hap për të parandaluar promovimin e çmimeve të aplikacioneve në App Store në emrat dhe imazhet e tyre nga zhvilluesit.
Muajin e kaluar iTunes Connect ka bllokuar aplikime në App Store dhe Mac App Store për aplikacione të cilat përmbanin në titull çmimin e tyre.
Ky ndryshim pritet të ketë pasoja të rënda për ata që ofrojnë aplikacione falas në iOS dhe macOS në përpjekje për tu distancuar nga aplikacione të ngjashme të cilat realisht janë falas.
Prej vitesh zhvilluesit kanë vendosur tiketën “Free” në emrat e aplikacioneve. Apple reagoi duke publikuar një rregullore e cila inkurajone zhvilluesit të largohen nga kjo praktikë.
Tani kompania ka shkuar më tutje duke paraqitur mesazhe gabimi gjatë aplikimeve kur përmendim etiketa “Free” në emërtimin e aplikacionit.
Megjithatë pavarësisht masave të reja, disa aplikacione në App Store dhe Mac App Store vijojnë të përdorin etiketën “Free” në emrat dhe imazhet e tyre. Me shumë gjasa në përditësimin e radhës do të eleminohen këto probleme të vogla.