Risia e fundit nga Instagram vjen me pasoja për disa përdorues!

Teknologji

Risia e fundit nga Instagram vjen me pasoja për disa përdorues!

Më: 2 maj 2024 Në ora: 08:27
Foto ilustrim

Instagram po ndryshon algoritmin e tij që ndikon në Reels për t’i dhënë përparësi “përmbajtjes origjinale”.

Para së gjithash, kjo do të ketë pasojat për ata që publikojnë kryesisht video të përdoruesve të tjerë. Gjithashtu, llogaritë me më pak ndjekës, por që postojnë videot e tyre, duhet të kenë shikueshmëri më të mirë në këtë mënyrë.

Në një postim në blog, kompania deklaroi se po përpiqet të korrigjojë mënyrën e renditjes së llogarive, sepse, siç thonë ata, historikisht, krijuesit me një numër të madh ripostimesh dhe ndjekësish kanë arritur më shumë përdorues sesa ata të cilët krijojnë përmbajtje origjinale. Nuk është e qartë se çfarë ndryshimesh do të bëjë Instagram për ta barazuar këtë, por ata theksuan se algoritmi nuk do t’i japë më prioritet llogarive me më shumë ndjekës.

Ndryshimi i renditjes së përmbajtjes duhet të hyjë në fuqi në muajt e ardhshëm, ndërsa ndryshimi i përmbajtjes origjinale ka të ngjarë të arrijë shumë më shpejt. Instagram thotë se do të vendosë në mënyrë aktive videot origjinale në sugjerime në vend të Reels të ripostuar, kur vëren se përmbajtja është identike. “Gjithashtu, kur dikush riposton përmbajtjen e dikujt tjetër, do të ketë një shenjë se kush është krijuesi origjinal. Kjo nuk do të zbatohet për memet ose përmbajtje të tjera të ndryshuara ndjeshëm, thotë Instagram.

Së fundmi, Meta ka zbuluar detaje se sa të ardhura nga reklamat ka krijuar Instagram gjatë viteve të fundit. Në vitin 2021, të ardhurat nga reklamat e Instagram ishin 32.4 miliardë dollarë, që është më shumë se edhe shërbimi i videove YouTube, i cili gjeneroi 28.8 miliardë dollarë në të njëjtin vit. Business Insider më parë theksoi avantazhin e Instagram ndaj YouTube, duke vënë në dukje se YouTube u jep 55% të çdo dollari që fiton nga reklamat për pronarët e përmbajtjeve që ngarkojnë video, ndërsa Instagram ndan shumë më pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat