Claude, po sjell chatbot-in me Al në iPhone

Teknologji

Claude, po sjell chatbot-in me Al në iPhone

Më: 2 maj 2024 Në ora: 18:40
Foto ilustrim

ChatGPT i OpenAl po përballet me një konkurrencë serioze pasi rivali i kompanisë Anthropic po sjell chatbotin e tij Claude për iPhone.

Anthropic i udhëhequr nga një grup ish-staf i OpenAl të cilët u larguan për shkak të mosmarrëveshjeve me shefin ekzekutiv Sam Altman, ka zhvilluar një produkt që me sa duket e mposht ChatGPT.

“Në botën e sotme, telefonat inteligjentë janë mënyra se si njerëzit ndërveprojnë me teknologjinë. Për ta bërë Claude një asistent me Al, është thelbësore që ne ta integrojmë atë aty ku janë përdoruesit, pra në pajisjet e tyre”, tha Scott White i Anthropic.

“Ne po e vendosim fuqinë e Claude direkt në duart e njerëzve”, shtoi White.

Bëhet e ditur se Claude u ofrohet përdoruesve në tre variante: haiku, sonnet dhe opus, shkruan the Guardian.

Anthropic thotë se Claude do të sjellë karakteristika të tjera për përdoruesit, përtej thjeshtësisë së përdorimit.

“Për shembull, Claude iOS me pëlqimin e përdoruesit mund të hyjë në kamerë dhe te fotografitë”, tha White.

“Pas një takimi, përdoruesi mund të shkrepë një foto të tabelës dhe t’i kërkojë Claude të përmbledhë pikat kryesore. Në mënyrë të ngjashme, një tjetër përdorues mund ta fotogafojë një bimë dhe t’i kërkojë chatbotit ta identifikojë atë”, shtoi ai.

Kjo konkurrencë duket se ka efekt te lideri i tregut.

Së fundmi, OpenAl ka ndryshuar politikat e saj për t’i lejuar përdoruesit të kenë qasje në të gjithë historinë e tyre në ChatGPT. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat